☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,656 ▼1.14%
DOW 51,945 ▼0.45%
NASDAQ 26,123 ▼2.21%
NAFTA 99.00 ▲2.59%
ARI 4,186 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▼ -1.11% ETH $2,410 ▼ -1.71% XRP $1.2982 ▼ -3.37% SOL $103.1800 ▼ -2.46%
S&P 500 7,656 ▼1.14 % DOW 51,945 ▼0.45 % NASDAQ 26,123 ▼2.21 % NAFTA 99.00 ▲2.59 % ARI 4,186 ▲0.39 % S&P 500 7,656 ▼1.14 % DOW 51,945 ▼0.45 % NASDAQ 26,123 ▼2.21 % NAFTA 99.00 ▲2.59 % ARI 4,186 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

ARGJENTINË – Përplasje mes studentëve dhe policisë gjatë protestave për financimin e universiteteve

BUENOS AIRES, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Mijëra studentë, pedagogë dhe punonjës të universiteteve protestuan në Buenos Aires dhe qytete të tjera të Argjentinës, duke kërkuar nga qeveria e presidentit Javier Milei zbatimin e ligjit për financimin e universiteteve publike.

Protesta u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe autobotë uji për të shpërndarë turmën.

Sipas autoriteteve, 25 persona u arrestuan dhe tetë efektivë policie u plagosën.

Protestuesit kërkojnë rritjen e fondeve për universitetet, përmirësimin e pagave të pedagogëve dhe rikthimin e bursave studentore.

Ligji, i miratuar nga Kongresi në vitin 2025, parashikon financim shtesë për arsimin e lartë, por qeveria nuk e ka zbatuar plotësisht, duke argumentuar se masat do të rëndonin financat publike.

Sipas një studimi të Qendrës për Kërkime Ekonomike të Universitetit të Buenos Airesit, shpenzimet publike për universitetet ranë me rreth 41% në terma realë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Përfaqësuesit e universiteteve paralajmërojnë se shkurtimet po ulin fuqinë blerëse të pagave dhe po vështirësojnë funksionimin e institucioneve, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.

Në protestë morën pjesë edhe sindikata, studiues, pensionistë dhe organizata të personave me aftësi të kufizuara, të cilët kundërshtojnë politikën e kursimit të shpenzimeve publike të qeverisë Milei. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.