Ekonomia

Fatura e pronave; për 10 vjet, 50 miliard lekë cash dhe 85 miliard fond fizik

Qeveria bëri për herë të parë publike faturën financiare që do të shpenzojë në dhjetë vitet e ardhshme, për të kompesuar pronarët e shpronësuar gjatë regjimit komunist.

“Projektligji vë në dispozicion të pronarëve për herë të parë një vlerë financiare prej 50 miliardë lekësh, që do të thotë rreth 10 herë më e madhe se fondi financiar në këto10 vitet e fundit deri tani”, tha drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato.

“Burimi i financimit është kryesisht të ardhurat e përgjithshme të buxhetit, kjo është pjesë e integruar e buxhetit”, u shpreh Erjon Luci, zv.ministër i Financave.

Veç fondit financiar, agjencia ka në dispozicion edhe një fond fizik, vlera totale e të cilit llogaritet rreth 85 miliardë lekë dhe që përbëhet nga objekte, tokë bujqësore apo pyje e kullota.

“Ka ende tokë bujqësore për tu identifikuar dhe për tu vënë në dispozicon të këtij fondi fizik, sikurse pjesë e tij do të jenë dhe vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Gjatë trajtimit të rreth 11 mijë dosjeve që presin të trajtohen, nëpërmjet zbatimit të formulës që jep ky projektligj”, tha Qato.

Në total, Agjencia ka 26 mijë kërkesa për kompesim, të cilat ngrenë pretendime mbi rreth 75 mijë hektarë tokë. Por për opozitën përmes këtij ligji qeveria nuk u jep pronarëve atë që meritojnë

“Në këto rrethana ndërhyrja nga ana e qeverisë duke mënjanuar flerën e tregut si kriter të vlerësimit dhe duke referuar statusin e pronës në momentin që lidhet me të, në momentin e shpronësimit pra, në kohën e regjimit komunist, sigurisht që largon shumë vlerën reale, nga e drejta për të përfituar nga prona që u shpronësua në mënyrë ilegjitime kësaj shtrese shoqërore”, tha deputeti Ridvan Bode.

“Këtu flitet për një interes të mirëfilltë publik që përfaqëson nga njëra anë interesat shumë të drejta të pronarëve të cilët pas gjithë këtyre viteve zvarritje dhe vitet e mëparshme kur është privuar nga e drejta e pronës duhet tu rikthehet në një mënyrë, brenda mundësive të shtetit të realizohet kjo e drejtë”, tha Qato.

Sipas Agjencisë, kompesimi që do të marrin pronarët do të përllogaritet mbi bazën çmimeve që ka përcaktuar qeveria në hartën e vlerës së pronave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button