🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,955 ▲ +0.17% ETH $2,236 ▼ -0.08% XRP $1.1577 ▼ -0.39% SOL $89.6400 ▼ -0.08%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Favorizoi autorin e plagosjes së policit, Apeli lë fajtor oficerin

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë vendimin lidhur me dy të pandehur, në plagosjen e një polici më 9 janar 2020, në Peshkopi.

Pas ankimit të bërë nga shtetasi Sh.C., i cili ishte oficer dhe i dyshuar për favorizim të autorit që plagosi policin B.Z., gjykata vendosi që ai të deklarohet fajtor.

Gjithashtu, edhe shtetasi F.B., deklarohet fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Dënimi përfundimtar i këtij shtetasi është 10 muaj heqje lirie, në një burg të sigurisë së zakonshme. Ai i cili i ka dhënë një specialisti të policisë në Dibër, plot 2 mijë euro në mënyrë që autori të pajtohej me B.Z.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 12.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 25.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit Sh.C dhe ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 78, datë 27.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 27.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin Sh.C.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 78, datë 27.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin F.B, si më poshtë:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43/2021), duke e dënuar me 1 (një) vit e 3 (tre) muaj burgim.

– Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit F.B me 10 (dhjetë) muaj burgim.

– Vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Lënien në fuqi të vendimit për pjesët e tjera të tij.

4. Shpenzimet gjyqësore në Apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve Sh.C dhe F.B. U shpall në Tiranë, sot më datë 12.05.2026“, thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO-së.

Sipas SPAK, Sh.C., i cili është oficeri që ka kryer veprimet e para për referimin e çështjes në Prokurori, i ka marrë autorit 3 mijë euro në këmbim të premtimit për ta favorizuar, për çështjen penale në ngarkim të tij.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.