☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,507 ▼0.56%
DOW 52,212 ▼0.34%
NASDAQ 24,992 ▼1.04%
NAFTA 85.86 ▼1.14%
ARI 4,038 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,442 ▼ -1.57% ETH $2,043 ▼ -3.68% XRP $1.0697 ▼ -1.93% SOL $82.7300 ▼ -4.14%
S&P 500 7,507 ▼0.56 % DOW 52,212 ▼0.34 % NASDAQ 24,992 ▼1.04 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,038 ▼1.87 % S&P 500 7,507 ▼0.56 % DOW 52,212 ▼0.34 % NASDAQ 24,992 ▼1.04 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,038 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Sporti

Fazliji dhe Hajrizi të lumtur me rikthimin, “Dardanët” vazhdojnë përgatitjet pa Dellovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në Ligën e Kombeve.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është liruar nga grumbullimi i Kosovës.

Pavarësisht dëshirës së madhe të tij për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se qendërmbrojtësi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e radhës.

Ndërkohë, atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë. Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizi janë shprehur të lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe optimistë për sfidat e ardhshme.

Hajrizi, i cili është rikthyer pas lëndimit, ka thënë se ndihet shumë mirë dhe se përgatitjet po zhvillohen në atmosferë pozitive.

“Rikthimi im është një kënaqësi e madhe. Shyqyr, tash nga lëndimi gjithçka ka shkuar mirë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Po përgatitemi për ndeshjen dhe i gjithë ekipi ndihet shumë mirë. Atmosfera është e mirë. E veçanta është që luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, gjë që është gjithmonë më mirë për ne. Shpresojmë për një lojë të mirë dhe pozitive, me tri pikë”, ka deklaruar Hajrizi.

Edhe Betim Fazliji ka shprehur kënaqësinë për rikthimin në kombëtaren dardane, duke vlerësuar motivimin dhe përkushtimin e ekipit në prag të ndeshjes me Izraelin.

“Jam shumë i lumtur që më ka ftuar Kombëtarja dhe që sot kam mundur t’i bashkohem ekipit. Jam shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe të jem këtu dhe ta përfaqësoj Kombëtaren tonë. Mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Ekipi është në formë shumë të mirë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar. Presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas, në ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë Fazliji.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.