☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,506 ▼0.59%
DOW 52,207 ▼0.35%
NASDAQ 24,983 ▼1.07%
NAFTA 86.15 ▼0.81%
ARI 4,037 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,368 ▼ -2.25% ETH $2,040 ▼ -4.64% XRP $1.0653 ▼ -3.26% SOL $82.6100 ▼ -4.98%
S&P 500 7,506 ▼0.59 % DOW 52,207 ▼0.35 % NASDAQ 24,983 ▼1.07 % NAFTA 86.15 ▼0.81 % ARI 4,037 ▼1.89 % S&P 500 7,506 ▼0.59 % DOW 52,207 ▼0.35 % NASDAQ 24,983 ▼1.07 % NAFTA 86.15 ▼0.81 % ARI 4,037 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Politika

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bo

Buxheti për vitin 2027 arrin për herë të parë vlerën e 10 miliardë eurove, me fokus mbështetjen e qytetarëve dhe mbrojtjen sociale.

Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku prezantoi disa prej prioriteteve kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Sipas Malajt, 30% e buxhetit do të dedikohet për mbrojtjen sociale, ndërsa 250 milionë euro janë parashikuar për pensionet, ku një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për indeksimin e tyre.

“Buxheti ka në fokus qytetarët, mbështetjen e qytetarëve, por ajo që bën këtë buxhet të ndryshëm nga buxhetet e mëparshme është se e bëjmë për herë të parë buxhetin në 10 miliardë euro. Duke adresuar kësaj here mbrojtjen sociale, ku 30% e buxhetit shkon në mbrojtjen sociale”, tha Malaj.

Një tjetër masë e përfshirë në projektbuxhet është dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, i planifikuar të zbatohet gradualisht përgjatë tre viteve të ardhshme, me dyfishimin e bonusit në vitin 2028.

“Natyrisht, një nga politikat më të rëndësishme që përfshihet në këtë projektbuxhet është pjesa e pensioneve, ku në vitin 2027 kemi parashikuar 250 milionë euro, një pjesë të madhe e zë edhe indeksimi i pensioneve. Nga ana tjetër, është edhe dyfishimi i bonusit mujor, që është i planifikuar për tre vitet e ardhshme. Bonusi që do të marrin tani në 2027-ën, do t’u dyfishohet në vitin 2028”, shtoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.