FED invest 17 mars-25 prill: Ditët e Edukimit Financiar dhe Dixhital
FED invest po organizon, në mënyrë periodike, ditët e edukimit financiar dhe digjital me anëtarët e tij dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të mësojnë më shumë lidhur me shërbimet e reja të FED invest-it dhe maksimizimin e marrëdhënies me institucionet financiare.
“Dallimi i vetëm thebësor midis suksesit dhe dështimit financiar është se sa mirë i manaxhoni paratë. Është e thjeshtë: për të gjeneruar më shume para, duhet të dime t’i manaxhojme ato”, shprehet T. Harv Eker, shkrimtar. Problemi kryesor sot, në shkallë globale, sidomos në Shqipëri, është mungesa e njohurive financiare, gjë që kushtëzon, përveç të tjerave, edhe shkallën e përfshirjes financiare dhe ndërveprimit me institucionet financiare. Edukimi financiar dhe digjital është domosdoshmëri për anëtarët e FED invest-it, të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin vetë ritmin e zhvillimit të produkteve financiare dhe teknologjive të reja.
FED invest-i, me përkushtimin e tij në shtimin e vlerave dhe shkallës së kënaqësisë ndaj anëtarësise, i ka kushtuar rëndësi parësore këtij dimensioni. Në kuadër të projektit FiAS(Përfshirja financiare e fermerëve të vegjël shqiptarë), janë përgatitur module të edukimit financiar për kreditë, kursimet, llogaritë rrjedhëse, manaxhimin e investimit në fermën bujqësore, llogaritë rrjedhëse dhe përdorimin e shërbimit FED online. Krahas broshurave edukuese, janë përgatitur edhe video praktike demonstruese, me shpjegime të qarta për përdorimin e këtyre shërbimeve. Të gjitha këto materiale dhe video janë bërë të aksesueshme nga platformat e www.fedinvest.aldhewww.abaonline.al dhe kanalet tona digjitale.
Në mbështetje të nismës së Edukimit Financiar dhe Digjital, u realizua me sukses gjatë vitit të kaluar projekti i Dritares Digjitale, me suportin e Projektit FiAS. Në 7 degë të FED invest-it u pilotua ndërtimi i këndit digjital, ku Këshilltari Digjital prezanton dhe asiston të gjithë anëtarët e interesuar të FED invest-it me materialet e edukimit financiar, si dhe i fton dhe i inkurajon të bëhen përdorues të shërbimeve të FED online dhe abaonline.al. Këta këshilltarë ofrojnë demonstrime praktike për rubrika të caktuara të platformave përkatëse, si dhe ofrojnë informacion për avantazhet e produkteve të FED invest-it dhe promovojnë produktet e shërbimet e reja të FED invest-it, siç janë pagesat utilitare etj.
FED invest po organizon takimet vjetore në zyrat e degëve për të promovuar edukimin financiar dhe dixhital për këdo që është i interesuar në menaxhimin financiar. Në këtë dite, te gjtihe anetaret dhe jo anetaret e degës mund të marrin materiale edukative falas, të shikojnë pa pagesë përmbajtje edukative mediatike dhe gjithashtu të mirëpritur të bisedojnë me stafin e degës për çështjen e menaxhimit financiar. Ky event po organizohet nga data 17 mars deri më 25 prill, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të FED invest www.fedinvest.al apo @fedinvest.al ne Facebook për orarin e detajuar.
Rreth FIAS
Projekti i FiAS (Përfshirja financiare e fermerëve të vegjël shqiptarë) është një projekt bashkëpunimi teknik, mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Shqipëri. Projekti synon të përmirësojë përfshirjen financiare të familjeve të vogla fermere në Shqipëri, duke zhvilluar produkte dhe shërbime të reja financiare dhe jo financiare që i përgjigjen në mënyrë fleksibile nevojave të fermerëve. Kjo po arrihet përmes forcimit të kapacitetit të një Shoqërie Kursim-Kredie, FED invest, e cila ofron shërbime financiare në të gjithë zonën rurale të Shqipërisë. Lexo më shumë rreth projektit FiAS ne https://fiasproject.org/
Rreth FED invest
FED invest është një Shoqëri Kursim Krediti dhe është institucioni i parë pionier mikrofinanciar i krijuar në Shqipëri si rezultat i një nisme pilot të Bankës Botërore në vitin 1992. FED invest përfaqëson një kooperative financiare me më shumë se 81 000 anëtarë të shërbyer përmes 62 degëve në të gjithë vendin. Anëtarët e FED invest janë fermerët, sipërmarrësit e vegjël, familje rurale dhe urbane të përjashtuara nga shërbimet financiare bankare. Si një udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për popullsinë rurale, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 180 000 kredi dhe gjysmë miliardë euro të injektuara në ekonomi gjatë 30 viteve të veprimtarisë. Për më shumë informacion në lidhje me FED invest ju lutemi vizitoni https://www.fedinvest.al