FED Invest: Bujqësia po “sfidon” natyrën, paiset me çertifikata sigurimi
Sigurimi i prones, sigurimi i jetës, por tashmë edhe bujqësia do të jetë e siguruar. 757 fermerë në shkallë vëndi do të paisen me policë sigurie ose certifikata sigurie për kulturat e tyre bujqësore ne sera. Certifikatat e sigurisë për kulturat bujqësore do të jenë një “sfidë” kundër natyrës e cila ka krijuar jo pak dëme vitet e fundit, ku shiu, breshëri, përmbytjet kanë marrë me vehte milionë lekë të ardhura financiare duke demtuar prodhimet bujqësore, për të cilat ishte harxhuar aq shumë mund. Dhe duket se po punohet shpejt e shpejt, pa ardhur dimri, ndaj vertifikatat e sigurise duhet të jenë sa më shpejt ne duart e fermerëve.
Sot në fshantin Kuqan të Elbasanit, për fermerët u bë shpërndarja e certifikatave të sigurisë. Nga njëra anë trinomi: FED Invest, Sigal Uniqa Group sh.a, IFIS Broker dhe në anën tjetër fermerët e mirëpritur. Me certifikatat e sigurise që morën, fermerët ndihen më të mbrojtur me pronën e tyre, më të sigurtë dhe më garantë për punën që bëjnë. Shpërndarja që u bë sot pason atë të para një jave në Krutje të Lushnjes, aty ku u firmos edhe marrëveshja e projektit pilot “Sigurimi i serave si konstruksion” me financimin e Shoqërisë Kursim Kredi “FED invest”, ndërmjetësimin e IFIS Broker sh.a., dhe bashkëpunim me Sigal Uniqa Group Austria sh.a.
Eshtë një moment shumë i rëndësishëm, prandaj si javën që kaloi në Krutje të Lushnjes ashtu dhe sot në Kuqan të Elbasanit ishte i pranishëm vetë Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave. Eshtë një hap i rëndësishëm për bujqësinë, për futjen e saj në rrugën moderne të menaxhimit. “Sot bujqësia moderne mbështetet mbi nje sistem sigurimi garantues dhe gjithëpërfshirës, rrugë të cilën falë projektit FED Invest po ndjek edhe bujqësia shqiptare”, tha ministri Panariti.
Por është edhe model për pronarë të tjerë të prodhimeve bujqësore e blegtorave. Sepse nuk ka vetëm 757 fermërë që do paisen me certefikatë sigurie në vënd. Bujqësia jonë ka ku e ku më shumë se 757 fermerë, për të cilët po flasim. Për këtë arsye ministri Panariti, thotë se: “Ky hap qe hedhim per sigurimin e prodhimit bujqësor është zgjidhje e qendrueshme për garantimin e prodhimit bujqësor dhe qetësi për fermerin që investon në këtë sektor. Ky mekanizëm garanton një skeme ku primi nuk do të paguhet nga fermerët, por nga kompanitë e sigurimit”, tha Panariti.
Kurse Zana Konini, Drejtore Ekzekutive e ‘FED Invest’, projekt pilot “Sigurimi I Serave Konstruksion” per anetaret e FED Invest thotë se: “Po krijihet një mundësi reale për mbrojtjen dhe garantimin e produkteve të tyre nga demtimet natyrore. Përmes kësaj skeme pilot do t’u sigurohet fermerëve me kosto zero, mbrojtja për një vit (qershor 2016-qershor 2017) e prodhimit bujqësor të mbjellë në serat e tyre, por ne po punojmë që sigurimi i prodhimit bujqesor të jetë i qëndrushëm dhe afatgjatë”. ”Shpesh fermerëve të kredituar nga ne u janë dëmtuar prodhimet e tyre për shkak të fatkeqësive natyrore, përmbytjeve apo shirave. Ne si bord i FED Invest u mblodhëm e diskutuam dhe vendosëm të krijojmë një mundësi për fermerët dhe me një fond prej 3 milionë lekësh dhe në bashkëpunim me SIGAL dhe IFIC Broker vendosëm të sigurojmë serat për 757 fermerë”, tha Konini.
Por pas marrjes së policëve të sigurisë apo certifikatave të sigurisë folën edhe fermerët Mina Sulanjaku dhe Osman Sula dhe të tjerë anëtare si këta të cilët vlerësuan këtë proces mbështetës për prodhimet e tyre bujqësore.
Një gjë është e sigurtë. 757 fermerë, antarë të “FED invest”, pas kaq vite pune, pas përfitimit nga organizimi i në Union, tashmë kanë hellur një hap të ri, të rëndësishëm. Të gjithë do të paisen me certifikata sigurie. Dhe puna vazhdon, në ditët që vijnë në fshatra të tjerë do të shperndahen certifikata të tjera siguria. Në të gjitha teritoret ku antarësia e FED invest është e pranishme. Natyrisht, pa ardhur dimri.
A.Luani