Ekonomia

FED Invest: Tre degë në Berat në ndihmë të fermerëve

Institucioni financiar i mikrokredive, me një eksperiencë prej mëse dy dekatash, FED invest,  më së shumti e gjen thuajse në të gjitha zonat rurale, pa përjashtuar ato urbane. Fermerët janë shumë të interesuar për të bashkëpunuar me FED Invest ku janë më shumë se 40 mijë anëtarë dhe në këto 25 vjet janë dhënë 150 mijë kredi. Pra, është një institucion që e ofron kredinë pranë biznesit me një kosto sa më të ulët dhe në një kohë sa më të shkurtër. Kështu FED Invest ndryshon nga institucionet e tjera të mikrofinancës sepse ai krahas dhënies së kredisë, ofron dhe depozita. Pra, në këtë rast fermeri nuk vjen në qytet për të kërkuar bankën, por banka është dhe FED invest është në fshat.

Duke u ndalur për këtë institucion të mikrokredisë,  në Berat  e gjen atë në tre degë, ku takon vërtetësinë e mbështetjes së fermerëve  nga FED invest. Një nga degët e këtushme   i takon qytetit dhe dy të tjerat janë: një  në Ura Vajgurore  dhe  një tjetër në Kuçovë.  Të lartëpërmendurat me  anëtarët e tyre  kryejnë veprime financiare të ndryshme.

Dega në qytetin e Beratit emërtohet “Osumi”. Anëtaren e kësaj dege, Lavdie Buasi takon në qytet.  Njihet nga komuniteti në  tregti. Artikuj  të  ndryshëm  industrial blihen. Janë roba të gatshme, ku më të shumtën e sheh për gjininë femërore, që brezit rinor i takojnë. Në këtë rast edhe vajza e saj mundëson  për zgjedhjen e tyre. Lavdia në vite e ngriti këtë punë, pas viteve që ishte e punësuar tek të tjerët. FED invest në rrethin e Beratit  ka 1.037  anëtarë, ku 481 prej tyre janë kredimarrës.

Hysen Lilaj, oficer kredie është në degën “Ura Vajgurore” të Fed invest. Në shtatëmbëdhjetë vite ka qënë në institucione të ndryshme financiare, po tani në mbi një vit është në këtë institucion mikrokredie. Zoti Lilaj sqaron se pas të qënurit drejtor në fondin e zonave  malore, u punësua në FED invest, dega “Ura Vajgurore”.

Profesioni i të qënurit agronom nuk e la të shkëputur nga zonat rurale, atë që kooperativa bujqësore e para ’90-s e kishte kryeagronom të Torgan dhe Vokopol. Kështu sërish me bujqësin dhe me ata që aty te bujqësia janë. Në këtë punë është dhe Donika Sofka. Origjinë nga Këmishtaj e Lushnjës, po tashmë banore në Ura Vajgurore. Martesa  e solli këtej, ndërsa në mbi një vit e ca i takon punësimi në FED invest.

Fakt është se Berati ka shumë potencial që i përket kredive dhe depozitave, ku  sektori i bujqësisë predominon. Por nuk mbetet pas edhe blegtoria si dhe mekanika  bujësore po e po,  që  mbështetjen e kanë në vazhdimësi  nga  dega “Ura Vajgurore”.  Qani Arapi, vendas në vendlindjen e tij, të rrëfen që ka rreth 15 lopë e viça. Jo vetëm kaq, po ka edhe të mbjella me grurë e misër. Edhe jonxha si mungon. 400 lekë kilja e grurit e 350 ajo e misrit.  Një vit më parë 8 viça e 4 lopë i bleu në  Lushnje,- te Fredi, thotë Qaniu. Ai mori kredi te FED invest, dega “Ura Vajgurore”, ku është i antarësuar. Në biznesin e tij që ka ngritur është angazhuar familjarisht. Dhe Yllka e shoqja e tij mirret me gjënë e gjallë.

Në antarësin e FED invest ka nje portofol kredie në shkallë vendi, që tejkalon 138,326,477 milion dhe një portofol depozitash mbi 79,151,309.78 milion lekë. Vetëm  gjatë tre mujorit të parë të këtij viti  ka pasur një rritje të rëndësishme që i përket kredive por edhe depozitave.

Aktualisht FED invest është i pranishëm në 1080 fshatra dhe 18 zyra rajonale me identitet të njësuar shërbimi, të cilat përdorin procedura të standartizuara operacionale përmes një teknologjie të centralizuar të informacionit. Po rritja e FED invest këtë vit shënohet dhe me rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Laç etj. Për më tepër objektivat e tij  në këtë vit janë më  të larta, pasi ato  synojnë një hop cilësor dhe sasior në aktivitetin e institucionit si: do të mbulohen 40 % e zonave rurale në vend, do të ketë rritje të numrit të anëtarëve me 20%, rritje të portofolit të kredisë dhe të depozitave me 15 % dhe rritje në totalin e aktiviteteve mbi 20%. Këto objektiva do të mundësohen duke përmirësuar drejtimin kooperativë dhe rritjen e rolit  të zgjedhurve duke mbështetur dhe financuar agro-bizneset në të gjithë zinxhirin e vlerës. Kjo vjen duke përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme infrastrukturën teknologjike me produkte të reja bankare, duke rritur kapacitet njerëzore, fuqizuar administrimin e riskut dhe zgjerimin e partenerëve strategjik.

Af.Se.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button