☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.81 ▼4.14%
ARI 3,912 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,045 ▲ +0.29% ETH $2,293 ▲ +1.47% XRP $1.2547 ▲ +0.42% SOL $94.4900 ▼ -0.18%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.81 ▼4.14 % ARI 3,912 ▲0.33 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.81 ▼4.14 % ARI 3,912 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Sporti

Fëmija që u bë mbret! Antonelli, i parazgjedhuri që magjepsi F.1 dhe ndryshoi Mercedesin

Mbërriti te Mercedes-i vetëm 18 vjeç për të zëvendësuar Lewis Hamilton dhe ngjiti shkallët drejt majës, duke befasuar skuadrën dhe familjen. Derisa u bë kampioni më i ri i të gjitha kohërave.

Formula 1 tani mban emrin e tij. Andrea Kimi Antonelli qesh dhe qan, garon pa u ndalur sikur ta ndiqnin ende, por pas tij nuk është më askush. Italiani 20-vjeçar është shpallur kampion bote në Formula 1.

Kimi “fluturon” gjithsesi. Në Meksikë, mes krahëve të skuadrës së tij, sapo zbriti nga një Mercedes, që gjatë gjithë sezonit i ka dhënë lavdi të pastër dhe ai ka ditur ta shfrytëzojë me qetësinë e një veterani. Piloti dhe makina, bashkë. Perfektë, si çdo histori e madhe që Formula 1 ka treguar. Kjo më shumë se të tjerat është e destinuar të mbushë librat e motosportit përgjithmonë. Madhështi nga një djalosh që i madh nga mosha nuk është ende.

Antonelli kaloi në Formula 18 vjeç, menjëherë te Mercedes-i, për të zëvendësuar një nga më të mëdhenjtë, Lewis Hamilton. Një fëmijë në sediljen e një makine gjigante, me gjithë presionin që mbart. Një vit me ulje-ngritje, si për t’u ambientuar me një botë tjetër. Dhe pastaj ky vit – me një rregullore teknike të re – menjëherë përpara, menjëherë i shpejtë, i pakapshëm dhe brenda një universi që kurrë nuk i është dukur i huaj.

I aftë për të marrë kryesimin e Botërorit nga gara e tretë e kampionatit për të mos e lëshuar më. Pesë fitore radhazi si një bazë solide për të ndërtuar triumfin, një “jastëk” për t’u mbrojtur nga goditjet e problemeve të qëndrueshmërisë e kanë hedhur në tapet dy herë. Pastaj sërish përpara, me 9 fitore në total dhe një ecuri konstante për të përcaktuar profilin perfekt të një titulli kampion bote të fituar 4 gara para fundit të sezonit.

Një kampion italian pas 73 vitesh në F.1. Ishte Alberto Ascari i fundit kampion nga Italia, kurse tani vjen nja djalosh që duket sikur zbret në universin e çuditshëm të F.1 për të ndryshuar rregullat. Kimi u fut në brendësi të këtij universi sipas mënyrës së tij, duke thyer çdo rekord që dukej se do të mbetej përgjithmonë.

Antonelli u bë kampioni më i ri në moshë në historinë e Formula 1. E ka bërë si një pilot përvoje, duke surprizuar skuadrën, familjen dhe atë vetë. Dhe pikërisht te më e bukura, me lojën të mbyllur, ai ia lejoi vetes të kthehej për një moment i vogël, nëj djalosh, një fëmijë që përballon sfida që nuk kanë qenë kurrë të askujt më parë.

Luftoi në një betejë, atë të këtij Botërori, që Antonelli nisi ta fitojë kur kuptoi se nuk duhej të ndryshonte. E mësoi skuadrën me konfuzionin dhe argëtimin që vetëm një 20-vjeçar mund të përçonte në sistemin e rreptë të F.1. Edhe aty Kimi i modifikoi rregullat. Brenda dhe jashtë makinës, duke mësuar që të mos tërhiqej kurrë prapa dhe duke u mësuar të tjerëve diçka.

Si mundet një pilot, në vitin e dytë në Formula 1, të qetësojë një skuadër të tërë, ta udhëheqë atë dhe ta mësojë me fitore? Me unitetin absolut të dikujt që shkuan një histori me rekorde. Me arritje monumentale, si triumfi në Montecarlo në fund të një fundjave perfekte, apo fitoren në Monza, duke rikuperuar nga fundi në nisje. Me entuziazmin e një fëmije të tmerrshëm të ftuar për të qenë i rritur me nxitim.

Një formulë që e ka shoqëruar në Meksikë të mbajë një kurorë të përjetshme. “Thoshin se je shumë i vogël” – i tha në radio Toto Wolff pas fitores në Kinë. Por ja ku është tani… Më i vogli mes kampionëve të botës. Ai është mbreti i 36-të i Formula 1, fëmijë dhe burrë njëkohësisht.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.