☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.52 ▼4.42%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,640 ▼ -0.44% ETH $2,277 ▲ +0.45% XRP $1.2470 ▼ -0.46% SOL $93.7500 ▼ -1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.52 ▼4.42 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.52 ▼4.42 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Ministrja e Arsimit kërkon rishikimin e politikave të integrimit pas protestave të të rinjve

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien deklaroi sot se trazirat e shkaktuara në disa qytete pas protestave të të rinjve, gjatë fundjavës kanë ngritur pyetjen se si mund të përmirësohet integrimi i emigrantëve të rinj në shoqërinë gjermane.

Në një intervistë për radion publike “Deutschlandfunk”, Prien reagoi ndaj deklaratave të disa politikanëve konservatorë, të cilët lidhën dhunën gjatë protestave me persona me prejardhje emigrante.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt fajësoi dje për trazirat grupet e dhunshme të së majtës ekstreme dhe personat problematikë nga komunitetet e emigrantëve.

Prien u shpreh se shumica e protestave kishin qenë paqësore, por se kishte pasur edhe raste dhune nga grupe të së majtës ekstreme dhe persona të tjerë, të cilët mund të kishin prejardhje emigrante.

Ajo theksoi se qëllimi nuk ishte nxitja e paragjykimeve ndaj emigrantëve, por kuptimi i arsyeve që i shtyjnë disa persona të përdorin dhunën.

“Nëse këta persona kanë prejardhje emigrante, kjo duhet të na shqetësojë dhe duhet të shqyrtojmë edhe shkaqet”, tha ministrja.

Sipas saj, duhet parë nëse disa grupe janë më pak të integruara në shoqërinë gjermane se të tjerat dhe çfarë mund të bëhet që ky proces të ketë rezultate më të mira në të ardhmen.

Megjithatë, jo të gjithë përfaqësuesit e lartë të qeverisë së koalicionit ndajnë të njëjtin qëndrim.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nga radhët e socialdemokratëve, u distancua nga deklaratat e Dobrindt.

Ai vuri në pikëpyetje përdorimin e termit “komunitete emigrantësh”, duke theksuar se disa prej personave që përfshihen në këtë kategori mund të jenë banorë të Gjermanisë prej tri brezash dhe shtetas gjermanë.

Sipas Pistorius, dallimi i njerëzve në këtë mënyrë çon në një drejtim të gabuar. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.