☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.22 ▼2.35%
ARI 4,335 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,980 ▼ -2.76% ETH $1,731 ▼ -3.41% XRP $1.1667 ▼ -4.14% SOL $70.9700 ▼ -3.63%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.22 ▼2.35 % ARI 4,335 ▼1.05 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.22 ▼2.35 % ARI 4,335 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Fëmijët me autizëm në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arsim dhe trajtim të barabartë

Fëmijët me autizëm ndihen të diskriminuar dhe paragjykuar. Ata kërkojnë integrim të plotë në shoqëri dhe mbështetje më të madhe nga shteti sidomos në procesin e tyre të arsimimit.

“Problemi më i madh është kur njerëzit më lëndojnë dhe thonë se nuk mund të bëj asgjë. Ky është një problem i madh, prandaj duhet të kenë shumë kujdes se çfarë flasin në shoqëri për ne, për fëmijë si unë. Sepse, nuk ekziston diçka që ne nuk mund ta bëjmë vetëm se e bëjmë në një mënyrë tjetër. Dua të them se shteti duhet ta ketë parasysh, të kemi asistentë në shkollë fillore, të mesme dhe arsim të lartë”.- tha 12 vjeçarja

Sipas Shoqatës “Autizëm AAMK” personat me autizëm shumë shpesh përjashtohen nga shoqëria në evente të ndryshme madje ka njerëz kur ndërrojnë rrugën kur shohin person me autizëm.

“Është e nevojshme që institucionet shtetërore të dëgjojnë zërin e prindërve dhe të familjeve të këtyre fëmijëve. Ata i dinë nevojat e vërteta.”-Denis Jankullovski, Përfaqësues i “Autizëm AAMK”

Autizëm AAMK në Parkun e Shkupit organizoi për të shtatën herë ngjarjen “Miqësia është pasuri”. Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për personat me zhvillim atipik, duke bërë thirrje për pranimin e tyre pa kushte, respekt dhe integrim të plotë në shoqëri./Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.