☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,918 ▲ +0.58% ETH $2,264 ▲ +0.52% XRP $1.2503 ▼ -0.02% SOL $94.3500 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Paola Pesjaka u pyet për mundësinë e krijimit të një lëvizjeje politike, duke marrë shkas edhe nga fitorja e listës studentore në Serbi.

Sipas saj, është ende herët për të folur për krijimin e një lëvizje studentore, pasi kjo mund të përçajë frymën e protestës dhe kërkesat e përbashkëta të pjesëmarrësve ndërsa e cilësoi këtë temë si delikate.

Ajo nënvizoi se kërkesa kryesore e protestës është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes ndërsa theksoi se krijimi i një lëvizje politike mund të jetë një hap i mëvonshëm, por jo në këtë fazë të protestës.

“Kjo temë është delikate. Në shesh ka të rinj, ka studentë, ka grupe të ndryshme, siç ka parti të vogla opozitare, ka të moshuar, kategori të ndryshme që në shesh janë mbledhur për një arsye të caktuar. Kështu që të them se është ende herët për të folur për një lëvizje të mundshme studentore. Pse? Sepse mendoj se do të përçante frymën e studentëve për atë që ata kërkojnë. Për momentin, protesta ka një kërkesë kryesore, mes tyre edhe nëntë të tjera. Kërkesa kryesore është ndryshimi i qeverisjes. Pse them qeverisjes dhe nuk them ndryshimi i kryeministrit? Sepse kuptohet sikur ne e kemi personale me Edi Ramën. Ne kërkojmë diçka më të madhe, që është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Nuk është personale. Ne po flasim për zgjedhje të mundshme parlamentare që do të jenë pas dy vitesh. Prandaj ne kërkojmë ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. Situata është delikate, por ajo që i mbledh të gjithë në shesh është se kërkojnë një gjë të përbashkët. Është pak herët për një lëvizje që mund të dalë nga studentët. Patjetër që rasti i Serbisë i dha shumë hov mendimit të njerëzve për krijimin e një lëvizje, por ama ne e dimë që përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi nuk ishin studentë dhe iu deshën dy vite për t’u konsoliduar. Lëvizja studentore ka qenë një lëvizje që po e bëjnë vetë studentët për t’u përfaqësuar, por jo lëvizje politike”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.