☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,405 ▼ -3.17% ETH $2,075 ▼ -3.8% XRP $1.3924 ▼ -3.45% SOL $87.2400 ▼ -3.05%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Bota

“Ferri” mbi tokë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka dënuar shtetin belg në mjaft raste për shkak se Belgjika ka shkelur të drejtat e të burgosurve. Karta e të Drejtave të Njeriut përcakton se të burgosurit nuk lejohet të torturohen, të ofendohen apo të poshtërohen.

Në korrik, Komisioni i Këshillit të Europës kundër Torturës publikoi një raport në të cilin Belgjika akuzohet për kushte çnjerezore dhe degraduese në burgje. Si shembull negativ në këtë raport përmendet edhe burgu në Lantin ku kushtet u acaruan edhe më tepër gjatë një greve dymujore të personelit të burgjeve në fillim të vitit të kaluar.

Belgien Gefängniswärter Streik Protest vor dem Gefängnis Saint-Gilles in Brüssel (Reuters/F. Lenoir)

“Të burgosurit janë mbajtur të mbyllur pa ndërprerje në qelitë e tyre, ata shpesh nuk kishin as mundësi për të bërë dush për ditë me radhë”, thotë avokati Mathieu Simonis. Kushtet higjienike sidomos gjatë verës janë katastrofike. Gjatë grevës qelitë dhe tualetet nuk ishin pastruar, nuk ishin hequr plehërat dhe përveç kësaj edhe kujdesi mjekësor i të burgosurve nuk funksiononte. Kulmi tragjik i grevës ishte vrasja e një të burgosuri nga një i burgosur tjetër me probleme mendore, thotë, avokati. Një i burgosur tjetër u dënua në mungesë për shkak se nga burgu nuk kishte personel që ta shoqëronte atë për në gjykatë.

Dëmshpërblim dhe shpresa për të burgosurit

Avokati Mathieu Simonis ngriti padi pranë gjykatës dhe fitoi. Shteti belg duhet t’u paguajë dëmshpërblim të burgosurve.

Në burgjet belge ka mjaft shkelje të të drejtave të njeriut, thotë Delphine Paci. Ajo është kryetare e seksionit belg të Vëzhguesve Ndërkombëtar të Burgjeve (OIP). Ajo mendon se aktualisht rreth 700 vetë mbahen të arrestuar në kushte jashtëzakonisht të vështira: në qeli nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të gjithë të burgosurit, qelitë janë pa ujë ose tualete dhe në burgje nuk ofrohet shërbimi përkatës mjekësor.

Por Delphine Paci shpreson se tani që ndaj shtetit belg janë ngritur mjaft padi për dëmshpërblim, ai do të ndërmarrë hapa për përmirësimin e gjendjes në burgje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.