🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,605 ▲0.34%
DOW 46,634 ▲0.28%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.81 ▲1.14%
ARI 4,689 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,805 ▲ +3.74% ETH $2,145 ▲ +4.2% XRP $1.3397 ▲ +3.11% SOL $82.0400 ▲ +2.82%
S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,634 ▲0.28 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,689 ▲0.19 % S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,634 ▲0.28 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,689 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Festa e Pavarësisë, Shqipëria vishet kuqezi

Shqipëria është veshur kuqezi në 103-vjetorin e pavarësisë, ndërsa aktivitete të shumta festive po zhvillohen në të gjitha qytetet e vendit.

Në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në prani të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj u organizua një ceremoni festive ku në mënyrë simbolike u ngrit flamuri kombëtar. E veshur me tollumbace kuqezi, lulishtja para bashkisë së Tiranës u shndërrua në një dekor gjigant, ndërsa lëshimi i mijëra tollumbaceve në qiell ndezi atmosferën festive.

“Ju falenderoj të gjithëve që jeni këtu. Kur jemi të gjithë bashkë ne shqiptarët çlirojmë shumë energji pozitive, ndryshe nga kur nuk jemi. Sot kujtojmë pavarësinë e vendit dhe vendi ka jetuar momente shumë të vështira, por sot po jetojmë një nga momentet më të mira. Kemi ende shumë punë për të bërë dhe këtë mund ta bëjmë duke qenë të bashkuar. Gjatë ditës së sotme do të ketë rreth 50 aktivitete në të gjithë Tiranën, pasi Tirana sot është më e madhe. Nesër është dita pa makina dhe Nata e Bardhë, e cila do të shoqërohet nga aktivitete festive”, tha Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Atmosfere kuq e zi ne Tirane.Foto Flor Abazaj (1)Në zemër të kryeqytetit është duke u përgatitur dhe platea ku do të zhvillohet një koncert me rastin e festave.  Gjithashtu, përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit mbizotërojnë ngjyrat kuqezi. Kryeqyteti ka festuar edhe me të vegjëlit ditën ditën e madhe të pavarësisë. Nxënës të shkollave fillore dhe 9-vjeçare, si dhe të kopshteve kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, ku kanë kënduar e vallëzuar këngë patriotike, si dhe janë veshur për pak çaste me ngjyrat kombëtare, duke marrë ngjarje nga korridorët e historisë e duke rijetësuar përmes skenimeve të shkurtra në të tashmen, me ceremonitë e zhvilluara për këtë rast.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.