☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.73 ▼0.39%
ARI 3,556 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,080 ▼ -1.6% ETH $1,644 ▼ -2.49% XRP $0.9160 ▼ -2.03% SOL $67.6200 ▼ -4.56%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.73 ▼0.39 % ARI 3,556 ▼0.97 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.73 ▼0.39 % ARI 3,556 ▼0.97 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Arte

Festa Kombëtare në Vatikan, Hoxha: Shqipëria, zë i dialogut dhe i paqes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në mbrëmjen festive të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.

Në aktivitet ishin të pranishëm Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin, kardinali shqiptar Ernest Simoni, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe miq të Shqipërisë.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte prezantimi i pullës së përbashkët kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Selia e Shenjtë. Sipas ministrit Hoxha, kjo pullë simbolizon trashëgiminë shpirtërore, miqësinë dhe lidhjet e thella historike që bashkojnë dy vendet.

Në mesazhin e tij, Hoxha vuri në dukje harmoninë ndërfetare dhe bashkëjetesën në Shqipëri, duke theksuar se ato janë pjesë e kulturës së përditshme të respektit mes qytetarëve dhe përcillen ndër breza.

“Me Selinë e Shenjtë ndajmë angazhimin e palëkundur për dinjitetin njerëzor, dialogun, paqen, zhvillimin dhe begatinë. Në një kohë pasigurie të shtuar, tensionesh, luftërash, konfliktesh dhe vuajtjesh, diplomacia e duruar, këmbëngulëse dhe e palodhur në kërkim të paqes nuk është luks. Është domosdoshmëri”, u shpreh ministri.

Gjatë mbrëmjes, një urim për Shqipërinë dhe popullin shqiptar përcolli edhe kardinali Ernest Simoni. Ai falënderoi të pranishmit që, sipas tij, kanë nderuar dhe vazhdojnë të nderojnë popullin shqiptar, ndërsa ndau edhe një mesazh me përmbajtje shpirtërore.

“E gjithë bota është e mrekullueshme, por gjithçka është kalimtare. Kisha na kujton gjithmonë ringjalljen. Pikërisht këtu qëndron themeli i jetës së çdo njeriu në këtë botë, sepse ringjallja largon çdo frikë nga vdekja dhe besimi i jep njeriut dritë”, u shpreh Simoni, duke iu referuar shpresës për një jetë shpirtërore dhe lumturisë së përjetshme.

Në përfundim, Hoxha theksoi se Shqipëria do të vijojë të forcojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë, si dhe të jetë aktive në mbështetje të dialogut dhe paqes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.