☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.73 ▼0.39%
ARI 3,556 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,080 ▼ -1.6% ETH $1,644 ▼ -2.49% XRP $0.9160 ▼ -2.03% SOL $67.6200 ▼ -4.56%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.73 ▼0.39 % ARI 3,556 ▼0.97 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.73 ▼0.39 % ARI 3,556 ▼0.97 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kronika

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

13 persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, pas tre muajsh hetime për shitjen e lëndëve narkotike në qytet.

Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohet se ishin të organizuar në disa grupe dhe shisnin drogë në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në Shkodër.

Mes të arrestuarve, katër prej tyre, të moshave 18 deri në 39 vjeç, rezultojnë me precedentë kriminalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër; A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe”, njofton policia.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram e 670 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza dhe e paketuar për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan dy automjete, 14 telefona celularë, tre peshore elektronike dhe qese që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Policinë e Shkodrës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi tre-mujor.

Të 13 personat dyshohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.