☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.73 ▼0.39%
ARI 3,556 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,080 ▼ -1.6% ETH $1,644 ▼ -2.49% XRP $0.9160 ▼ -2.03% SOL $67.6200 ▼ -4.56%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.73 ▼0.39 % ARI 3,556 ▼0.97 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.73 ▼0.39 % ARI 3,556 ▼0.97 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kronika

Goditen grupet që shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 të arrestuar, sekuestrohet 1.67 kg kanabis

Pas tre muajsh hetime, Policia e Shkodrës finalizoi operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, siç njofton Shqiptarja.com.

Gjatë operacionit u arrestuan 13 persona, të moshës nga 18 deri në 39 vjeç, të dyshuar se vepronin në disa grupe dhe shisnin lëndë narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave, por edhe në ambiente të tjera publike të qytetit. Ata dyshohen për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve në banesa u sekuestruan 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar kanabis, një pjesë e ndarë në doza dhe e paketuar në qese farmaceutike, tri peshore elektronike, qese për paketimin e dozave, dy automjete dhe 14 celularë.

Të arrestuarit janë Qamil Gusha, Fatjon Gokaj, Martin Pezerja, Abedin Sufaj, Lisart Draçini, Emanuel Marku, Sokol Kuçi, Izmir Tafili, Edilberto Fusha, Emiljan Fusha, Gjonfranko Krahishta, Lionis Marku dhe Mariglen Gjergji.

Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.