Ekonomia

Festat e fundvitit -OSHEE: Rreth 400 brigada pune u angazhuan për përballimin e difekteve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), arriti të sigurojë furnizim pandërprerje me energji elektrike, për konsumatoret gjate festave te fundivitit, në sajë të investimeve dhe masave teknike që bëri vitin e shkuar.

Në një njoftim për shtyp, OSHEE bën të ditur se, masat e ndërmarra konsistuan në zbatimin e investimeve të reja me prioritet eliminimin e nyjeve kritike dhe stabilizimin e rregjimit të punës së ngarkesave në sektorët e shpërndarjes të OSHEE-së.

Ndërsa Petraq Lika, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes, ka deklaruar se “janë marrë masa për përballimin e situatave të emergjencës duke bërë të mundur furnizimin e konsumatoreve përmes investimeve afatgjata dhe emergjente, ku OSHEE nëpërmjet fuqizimit të nënstacionit të qendrës ka bërë shpërndarje të ngarkesave dhe ky investim ka kushtuar rreth 200 mln euro”.

Sipas OSHEE-s, angazhimi i madh i stafit të këtij institucioni, bëri të mundur që furnizimi me energji i konsumatorëve të pëmirësohej 4 herë më mirë në krahasim me një vit më parë dhe remontet ishin të vendosura sipas standardeve europiane, ku u eleminuan risqet për ndërprerjen e energjisë.

Në terren u shpërndanë 400 brigada pune ku u angazhuan në të gjithë vendin për përballimin e difekteve në kohën e festave, periudhë në të cilën edhe konsumi i energjisë ka qenë më i lartë nga abonentët.

Zyra për Kujdesin ndaj Klientin, vuri në dispozicion dispeçeritë nëpërmjet së cilës qytetarit i vihej në ndihmë në çdo kohë. Në krye të detyrës ishin 1800 persona të cilët kanë bërë të mundur menaxhimin e situatës gjatë festave, ku në krahasim me një vit më parë ka pasur përmiresim të dukshme te furnizimit me energji elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button