Ekonomia

Festat e fundvitit – Posta Shqiptare intensifikon shërbimet

Në prag të festave të fundvitit, Posta Shqiptare po intensifikon punën ndaj klientëve, për të përballuar në kohë dhe me cilësi fluksin e shërbimeve.

Posta-Shqiptare_Zyra-e-ReKrahas sporteleve që janë në gatishmëri për të marrë kërkesat dhe për të kryer shërbimet e ndryshme të kllientëve, që këtë sezon janë më së shumti në drejtim të postimit të letrave, pakove por dhe kryerjes së pagesave të ndryshme, Posta Shqiptare ka dyfishuar dhe shërbimin e dërgimit të pensionit për pensionistët që e marrin atë në shtëpi.

Nga data 1 nëntor, Posta Shqiptare e ka rritur tarifën e këtij shërbimi nga 50 lekë në 90 lekë. Përfaqësues të Postës bëjnë me dije se kjo masë është marrë për shkak të kostos së lartë të shërbimit, pasi deri më tani Posta ka dalë me humbje. Janë afro 156 mijë pensionistë që përdorin këtë shërbim, shifër kjo që përbën 30 për qind të të gjithë pensionistëve. Nga ana tjetër, për dërgimin e letrave të thjeshta, shërbimi i postës varion nga 40 deri në 80 lekë.

Posta Shqiptare mundëson për të gjithë pensionistët dërgimin e pensionit në banesë, ndërsa për ata që duan ta tërheqin vetë nuk ka asnjë kosto. Për ta përfituar këtë shërbim, pensionistët duhet të plotësojnë një formular në zyrat postare, i cili përmban gjeneralitetet e pensionistit, adresën e saktë të vendbanimit ku do t’i dërgohet pensioni dhe një numër kontakti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button