🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.46 ▼1.62%
ARI 4,495 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,020 ▼ -6.04% ETH $1,758 ▼ -6.4% XRP $1.1539 ▼ -6.97% SOL $68.3700 ▼ -8.93%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.46 ▼1.62 % ARI 4,495 ▲0.63 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.46 ▼1.62 % ARI 4,495 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Festivali “Bread & Heart”, Rama: Mundësi për të forcuar vizionin e vendit si “Europa e Ballkanit”. Ruajtja e natyrës nuk nënkupton moszhvillim

Në edicionin e dytë të “Bread & Heart” Festival, kryeministri Edi Rama theksoi se ky bashkëpunim ndërkombëtar është një mundësi për të sjellë ide të reja dhe për të forcuar vizionin e zhvillimit urban të vendit.

Rama e cilësoi “Bread & Heart” si një platformë të rëndësishme bashkëpunimi dhe reflektimi mbi të ardhmen e vendit, duke e përshkruar Shqipërinë si “Europa e Ballkanit” në procesin e saj të zhvillimit dhe modernizimit.

Rama u shpreh se arkitektura luan një rol thelbësor në ndërtimin e qyteteve dhe shoqërive moderne dhe si organizohet e zhvillohet jeta urbane.

Sipas tij, sfida qëndron te ruajtja e natyrës, ndërsa shtoi se kjo nuk duhet parë si një qasje që pengon zhvillimin por gjetjen mënyrave që njerëzi dhe natyrë të bashkëjetojnë dhe të krijojnë një zhvillim të qëndrueshëm.

“Unë kam besim te arkitektura, që ata janë “foshnjet” e privilegjuara të Zotit, pasi të gjithë kanë nevojë për ta për të ndërtuar botën e tyre. Nuk do ishim këtu dhe të jetonim në qytet nëse nuk do t’i kishim arkitektët. Kjo është një arsye e fortë për t’i besuar arkitekturës si diçka që shkon shumë përtej ndërtesave, materialeve dhe asaj që shohim si prani fizike.

Donim të sfidonim veten duke zgjedhur një temë që, për fat të keq, përdoret gjithmonë për t’u përballur me arkitektët dhe zhvilluesit, për të ndërtuar realitete të ndryshme. Përdoret për t’u përballur me ta sikur të ishin njerëz që vijnë nga ana negative e jetës, dhe kjo është mjedisi, natyra dhe peizazhi. Kjo na sfidon ne dhe ju që të kuptojmë më mirë kufijtë tanë dhe, ndërkohë, të dëgjojmë njëri-tjetrin për mënyrat se si mund t’i kalojmë këto kufij dhe të bëjmë hapa të mëtejshëm për të provuar se ruajtja e natyrës nuk është askund një qëndrim që nënkupton moszhvillim”, tha Rama.

Rama vuri në dukje rëndësinë e politikave rigjeneruese në raport me mjedisin dhe zhvillimin urban, duke theksuar se objektivi duhet të jetë kombinimi i ndërtimit me shtimin e hapësirave të gjelbra.

“Ruajtja e natyrës duhet të ketë të bëjë me zhvillimin në harmoni me natyrën, jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve, por edhe për t’i vënë njerëzit në shërbim të natyrës. Politikat rigjeneruese në raport me mjedisin, zhvillimet rigjeneruese përmes arkitekturës dhe zhvillimit. Si t’i bëjmë të dyja: të ndërtojmë dhe të mbjellim pemë, që njerëzit të bashkëveprojnë me natyrën”, tha ai.

Rama foli edhe për sulmet e fundit ndaj tij, duke thënë se ai mund ta duroj këtë gjë për aq kohë sa i është besuar privilegji për të ndryshuara realitetin dhe zhvilluar vendin.

“Gjatë gjithë karrierës time kam marrë shumë sulme. Sigurisht kjo natyrisht nuk i ndërvihet nderit të madh që ti merr nga njerëzit që të japin privilegjin që të ndryshosh realitetin, të shohësh një shkollë, një spital, një shtëpi aty ku nuk ka paturp një të tillë dhe kur sheh këto momentet thua “punë e madhe” për sulmet, ia vlejnë ti durosh se kur politika kur përdoret në mënyrën e duhur është e jashtëzakonshme”, tha Rama.

Festival, që po zhvillohet në Tiranë, bashkon mbi 600 profesionistë dhe arkitektë të njohur ndërkombëtarisht nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut. Në këtë aktivitet marrin pjesë gjithashtu bashkëpunëtorë që punojnë në Shqipëri, partnerë lokalë dhe të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Qëllimi i festivalit është shkëmbimi i përvojave, diskutimi i sfidave të zhvillimit urban dhe social, si dhe dhënia e kontributeve për hartimin e politikave dhe masave që mbështesin transformimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.