☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 80.03 ▼0.17%
ARI 3,625 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,670 ▼ -2.8% ETH $1,681 ▼ -2.52% XRP $0.9282 ▼ -1.39% SOL $70.4400 ▼ -2.61%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.03 ▼0.17 % ARI 3,625 ▼0.73 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.03 ▼0.17 % ARI 3,625 ▼0.73 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Arte

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

Edicioni i katërt i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026, uli siparin pas një jave me shfaqje, interpretime dhe krijime artistike, duke shndërruar festivalin në një pikëtakim të rëndësishëm të teatrit shqiptar.

Në ceremoninë përmbyllëse, juria profesionale, e përbërë nga Osman Ahmeti, Anila Bisha dhe Shkëlzen Veseli, ndau çmimet për artistët dhe produksionet që spikatën gjatë këtij edicioni.

Çmimin për Shfaqjen më të mirë e fitoi “Drejtësi në Nuremberg”, me regji dhe produksion të Teatrit Kombëtar të Tiranës. Ndërsa Çmimi për Regjinë më të mirë iu nda Ilir Bokshit për shfaqjen “Romeo dhe Xhulieta”, të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në kategoritë e aktrimit, Çmimi për Aktorin më të mirë iu dha Lulzim Zeqjes për interpretimin në “Drejtësi në Nuremberg”, ndërsa titulli i Aktores më të mirë shkoi për Qëndresa Jasharin, për rolin e saj në “Romeo dhe Xhulieta”.

Vlerësimi për Skenografinë më të mirë iu dha Genc Shkodranit për “Drejtësi në Nuremberg”, ndërsa çmimi për Kostumografinë më të mirë u fitua nga Emira Ymeri për shfaqjen “Magjistari i Ozit”, të Teatrit të Tetovës.

Një nga momentet e veçanta të mbrëmjes ishte ndarja e Çmimit të Karrierës, i cili iu akordua artistit Vebi Qerimi, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në artin dhe teatrin shqiptar.

Edicioni i katërt i “Moisiu” 2026 u karakterizua nga pjesëmarrja e teatrove dhe artistëve shqiptarë, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e festivaleve të tilla në promovimin e krijimtarisë skenike, shkëmbimin artistik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve teatrore.

Organizatorët shprehën mirënjohje për artistët, teatrot pjesëmarrëse, bashkëpunëtorët dhe publikun, të cilët kontribuuan në realizimin e këtij edicioni, duke e kthyer festivalin në një festë të artit dhe kulturës shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.