☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 80.03 ▼0.17%
ARI 3,625 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,670 ▼ -2.8% ETH $1,681 ▼ -2.52% XRP $0.9282 ▼ -1.39% SOL $70.4400 ▼ -2.61%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.03 ▼0.17 % ARI 3,625 ▼0.73 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.03 ▼0.17 % ARI 3,625 ▼0.73 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Lulet i kanë përgatitur prej kohësh”, avokati i familjes së Liridonës tregon dëshirën prekëse të dy fëmijëve të saj

Avokati Leutrim Syla, përfaqësues i familjes së Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe dënimin me 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Syla ka ndarë emocionet e tij gjatë procesit gjyqësor, duke rrëfyer edhe një moment të veçantë që lidhet me dy fëmijët e Liridonës, Dionin dhe Diarin.

Ai ka treguar se gjatë procesit gjyqësor, fëmijët kishin kërkuar që një rrobë e tyre, me emrat e të dyve, t’i dërgohej te varri i nënës së tyre.

“Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri, dhe fotografitë ngushëlluese iu dërguan dy engjëjve të Liridonës”, ka shkruar Syla.

Avokati ka rrëfyer edhe takimin me Dionin, pas vendimit të shkallës së parë, ku sipas tij, vogëlushi e kishte falënderuar për përfaqësimin e nënës së tij dhe të familjes.

“Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij”, ka rrëfyer ai.

Syla ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit përbën një moment të rëndësishëm për familjen, duke shpresuar që Dioni dhe Diari së shpejti të kenë mundësinë të afrohen fizikisht me varrin e nënës së tyre.

“Sot, u vulos verdikti në shkallë të dytë. Shpresoj që shpejt Dioni e Diari do të mund të afrohen edhe fizikisht me Liridonën, e t’i sjellin lulet që i kanë përgatitur shumë kohë më parë”, ka shkruar avokati.

Ai ka falënderuar gjyqtarët, Prokurorinë, hetuesit policorë, ekspertët dhe të gjithë profesionistët që kontribuuan në këtë proces gjyqësor.

Në reagimin e tij, Syla ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të ligjit, duke thënë se rasti dëshmoi se askush nuk duhet të jetë i paprekshëm para drejtësisë.

“Ishte vetëm një rast në aspektin procedural penal. Por po ashtu tregoi se as një i ‘ashtuquajtur’ këshilltar politik, as një ‘ushtar i rregullt’ e as një i paguar e i premtuar se do të mbrohej nga të fortët, nuk është i paprekshëm nga zbatimi i së drejtës dhe fuqisë së ligjit”, ka deklaruar ai.

Në fund, avokati ka theksuar se angazhimi për drejtësi duhet të vazhdojë, duke e cilësuar këtë kauzë si një mënyrë për të nderuar kujtimin e Liridona Ademajt.

“Lufta për drejtësi duhet dhe do të vazhdojë. Kjo kauzë ju bëftë dritë e përjetshme Liridonës, qetësi shpirtërore dy engjëjve e familjes së saj”, ka përfunduar Syla. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.