☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,725 ▲ +1.68% ETH $2,233 ▲ +2.49% XRP $1.3463 ▲ +0.79% SOL $84.2400 ▲ +1.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Arte

Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” tërheq 2500 krijime nga artistë në mbi 90 vende të botës

Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” ka tërhequr një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në edicionin e tij të dytë, duke mbledhur rreth 2500 krijime artistike nga mbi 90 vende të botës, vetëm një javë përpara afatit të fundit për dorëzimin e veprave. Festivali, i cili do të mbahet në Korçë, Shqipëri, në ambientet e muzeut Gjon Mili, dhe në New York, SHBA, nga data 15 nëntor – 22 dhjetor 2024, premton të ofrojë një përvojë unike për publikun, duke prezantuar disa nga veprat më inovative, provokuese dhe emocionuese të filmit eksperimental dhe artit vizual.

Festivali përfshin një spektrum të gjërë të formave të reja filmike, duke përfshirë Narrativën Vizuale, Filmin e Shkurtër Eksperimental, Dokumentarë të Shkurtër Eksperimental, animacion, dhe shumë forma hibride. Synimi i tij është të krijojë një platformë për artistë në zhvillim nga e gjithë bota që të krijojnë, të prezantojnë punimet e tyre dhe të frymëzojnë audiencën me qasje të reja artistike.

Pjesëmarrje nga më shumë se 90 vende të botës

Krijues nga çdo kontinent janë pjesëmarrës në këtë festival unik, duke përfaqësuar një gamë të gjerë kulturash dhe perspektivash. Disa nga vendet më të përfaqësuara në këtë edicion përfshijnë:

  • Shtetet e Bashkuara: 149 krijime
  • India: 147 krijime
  • Italia: 126 krijime
  • Kina: 98 krijime
  • Brazili: 93 krijime
  • Franca: 89 krijime
  • Spanja: 80 krijime
  • Turqia: 69 krijime
  • Gjermania: 53 krijime
  • Argjentina: 63 krijime
  • Kanadaja: 41 krijime
  • Meksika: 44 krijime
  • Egjipti: 38 krijime
  • Greqia: 29 krijime
  • Indonezia: 28 krijime
  • Koreja e Jugut: 26 krijime
  • Australi: 26 krijime
  • Izraeli: 20 krijime
  • Japonia: 18 krijime
  • Afrika e Jugut: 16 krijime
  • Serbia: 14 krijime
  • Pakistani: 14 krijime
  • Hong Kongu: 14 krijime
  • Filipinet: 12 krijime
  • Kolumbia: 10 krijime
  • Zvicra: 10 krijime
  • Irlanda: 10 krijime
  • Singapori: 9 krijime
  • Venezuelë: 8 krijime
  • Iraku: 7 krijime
  • Lituania: 6 krijime
  • Shqipëria: 6 krijime
  • Uzbekistani: 5 krijime
  • Vietnami: 5 krijime
  • Tunizia: 5 krijime
  • Bangladeshi: 9 krijime
  • Ukraina: 14 krijime dhe shume vende te tjera

Çmime dhe Kategori

Festivali i Video Artit Gjon Mili ofron disa kategori të çmimeve prestigjioze për artistët pjesëmarrës:

Çmimet Kryesore

  1. Video Arti & Eksperimentali më i Mirë
  2. Dokumentari më i Mirë i Shkurtër

Film Studentor

  1. Animacioni më i Mirë Studentor
  2. Dokumentari më i Mirë Studentor
  3. Eksperimentali më i Mirë Studentor
  4. Zgjedhja e Audiencës

Eventi dhe Prezantimi

Ngjarja do të shtrihet në dy kontinente, duke mbledhur audienca nga New York City dhe Korça, Shqipëri, ku do të prezantohen krijimet më të spikatura nga artistët pjesëmarrës. Festivali “Gjon Mili” po kthehet në një platformë kryesore për artin e ri dhe mediat eksperimentale, duke krijuar një urë lidhëse midis audiencave shqiptare dhe ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.