Politika

Fier, përplasje mes këshilltarëve të PS dhe LSI-së

Dy kanë qënë pikat e nxehta që kanë ngjallur debat në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Fierit: dëmshpërblimi i të përmbyturve nga reshjet e fundit dhe pika e grumbullimit të mbetjeve inerte.

Ishin këshilltarët e LSI-së që kërkuan të parët informacion se çfarë kanë bërë grupet e punës të ngritura nga bashkia në lidhje me dëmshpërblimet e banorëve dhe bizneseve të përmbytura nga dalja e lumit Gjanicë.

Por kjo çështje nuk është prekur nga këshilltarët socialistë, gjë që ka çuar në përplasje verbale mes palëve.

Pika e dytë ishte shpallja e emergjencës ekologjike, me këshilltarët socialistë që kërkuan mbylljen e pikës aktuale të grumbullimit të mbeturinave inerte.

Por këshilltarët e LSI-së kërkuan një ndërprerje për të formuluar qëndrimin e tyre mbi këtë çështje.

Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe as kryeadministratori i bashkisë, Florian Muçaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button