Ekonomia

Fier, prezantohet reforma e pensioneve, Rama: Krenarë, kthyem Shqipërinë në drejtimin e duhur

Qeveria ka prezantuar ditën e sotme në Fier reformën e pensioneve. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka vlerësuar këtë si një nga reformat më të mëdha dhe më të vështira që u bë e mundur brenda një kohe të shkurtër.

Rama ka shprehur krenarinë për këtë arritje ndërsa ka vlerësuar për këtë ministrin e Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, i cili sipas tij do të jetë e vështirë të zëvendësohet nga  ndonjë ministër tjetër në këtë post.

“Reforma e pensioneve është një nga më të mëdhatë dhe më të vështira që është realizuar ndonjëherë në një kohë të shkurtër. Do të jetë e vështirë të zëvendësohet një ministër si Erjon Veliaj. Qeveria e mëparshme ja la këtë reformë atyre që vinin më pas, duke gënjyer mijëra pensioniste me rritje qesharake, që nuk kishin asnjë ndikim për ta. Ne hoqëm tavanin e pensionit duke krijuar një hapësirë të paimagjinueshme. Gjithkush sot mund të vendos vetë për pensionin e tij, në varësi të kontributeve që derdh”, tha Rama.

Rama deklaroi më tej se propaganda se qeveria e majtë ka ulur pensionet është e gënjeshtërt dhe se nga janari i këtij viti të gjitha pensionet janë rritur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button