☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.72 ▲0.79%
ARI 4,058 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,784 ▼ -1.04% ETH $2,056 ▼ -2.28% XRP $1.0583 ▼ -2.68% SOL $83.4600 ▼ -2.39%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.72 ▲0.79 % ARI 4,058 ▲0.69 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.72 ▲0.79 % ARI 4,058 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fierakja kapet me pistoletë në Kakavijë, arrestohet

Një 45-vjeçare është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare në Kakavijë, pasi iu gjet një pistoletë pa leje.

Policia tha se arrestimi i 45-vjeçares me inicialet L.S, banuese në Fier, erdhi pas një kontrolli në automjetin e përdorur prej saj, ku në bagazh u gjetën të fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Kakavije.

Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë poseduesja e  armës së zjarrit.

Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë  kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të  shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases  L.S.,  për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.