Davutoglu: Do të bëjmë gjithçka për të penguar pushtimin e Kobanes nga ISIS-i

Turqia do të bëjë gjithçka që mundet për të penguar xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik të marrin kontrollin e qytetit kufitar sirian kurd të Kobanes (Ain al-Arab), premtoi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
“Ne nuk dëshirojmë që Kobana të pushtohet nga ISIS. Ne u kemi shtrirë dorën vëllezërve tanë të Kobanës”, deklaroi Davutoglu në një intervistë të dhënë për stacinin televiziv ”A Haber-ATV”, publikuar dje në mbrëmje.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që Kobana të mos bjerë në duart e ISIS-it”, theksoi ai.
Parlamenti turk votoi dje në mbrëmje me shumicë votash një projektrezolutë të qeverisë islamo-konservatore të Ankarasë që autorizon ushtrinë e saj të ndërhyjë në Irak dhe në Siri kundër ISIS-it dhe të presë në territorin e saj trupat e huaja që do të marrin pjesë në një zonë ushtarake.
Qeveria turke bëri të ditur se nuk do të merrte masa të mjehërshme pas votimit