🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,657 ▲1.16%
DOW 52,760 ▲1.88%
NASDAQ 25,685 ▲1.23%
NAFTA 93.23 ▼2.98%
ARI 4,049 ▲2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,592 ▲ +1.68% ETH $2,325 ▲ +1.54% XRP $1.2885 ▲ +0.59% SOL $93.3200 ▼ -0.08%
S&P 500 7,657 ▲1.16 % DOW 52,760 ▲1.88 % NASDAQ 25,685 ▲1.23 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,049 ▲2.76 % S&P 500 7,657 ▲1.16 % DOW 52,760 ▲1.88 % NASDAQ 25,685 ▲1.23 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,049 ▲2.76 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Filipçe: Autoritetet duhet të përgjigjen se çfarë është ky ujë teknik dhe nga e marrin atë restorantet në Gostivar

Nëse institucionet kompetente nuk ndërmarrin masa urgjente dhe serioze, ekziston rreziku i një katastrofe më të madhe në Gostivar, helmim nga ushqimi dhe shfaqje të sëmundjeve si hepatiti A, paralajmëroi sot nga Gostivari kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe theksoi se situata aktuale kërkon veprime urgjente nga autoritetet shëndetësore dhe përgjegjësi, sepse bëhet fjalë për mbrojtje të drejtpërdrejtë të shëndetit të qytetarëve.

“Nëse uji i pasigurt përdoret ende, një rrezik edhe më i madh kërcënon, dhe ai është helmimi nga ushqimi. Nëse ushqimi nuk lahet dhe nuk trajtohet siç duhet, ekziston rreziku i helmimit nga ushqimi, dhe më pas i sëmundjeve të tilla si hepatiti A. Nuk duhet të lejojmë që një krizë të çojë në një rrezik të ri shëndetësor”, paralajmëroi Filipçe.

Ai kërkoi nga institucionet kompetente që menjëherë t’u përgjigjen pyetjeve që lidhen me llojin e ujit që përdoret në objektet ku përgatitet dhe shërbehet ushqimi dhe kush e kontrollon atë ujë.

“Çfarë lloj uji përdoret në restorante? Çfarë lloj uji përdoret për të larë pjatat, enët e përgatitjes së ushqimit? Çfarë lloj uji përdoret në objektet ku ka tubime masive, siç janë dasmat dhe festimet e tjera? Ku sigurohet ky ujë dhe kush garanton se është i sigurt?” theksoi Filipçe./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.