☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,705 ▲ +1.5% ETH $2,109 ▲ +1.63% XRP $1.4180 ▲ +1.93% SOL $88.5600 ▲ +1.81%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fillojnë investimet për rrjetin e shpërndarjes në zonën e Spitallës

Në Spitallë të Durrësit ka nisur investimi në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Punimet janë inspektuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela.

Linjat elektrike aktuale që furnizojnë këtë zonë janë në gjendje të keqe teknike, shumë të ngarkuara dhe humbjet në nivele të larta. Investimi i nisur nga OSHEE kap vlerën e 4.4 miliard lekë të vjetra dhe ndikon në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për mbi 2500 abonentë familjarë e biznese.

“Po zbatojmë një plan të mirëmenduar investimesh gjatë këtij viti. Janë investimet më të mëdha që po ndodhin në sektorin energjetik gjatë viteve të fundit, investime që këtë vit parashikohen nga Operatori i Shpërndarjes të shkojnë mbi 40 milion dollarë. Këto ndërhyrje direkte ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, në uljen e humbjeve në rrjet. Do të thotë më shumë siguri nga pikëpamja energjetike dhe siguri që sistemi do të ecë mbi baza të shëndosha”, tha ministri Gjiknuri.

Ndërsa administratori i OSHEE-së, Adrian Çela tha se investimi garanton përmirësimin e fuqisë së tensionit tek abonentët pasi do të ketë ndërhyrje në rrjetin 20 kilovolt.

“Janë një numër i konsiderueshëm kabinash të reja që ndërtohen dhe që rikonstruktohen. Investimi garanton uljen e humbjeve teknike të energjisë. Pra, gjithë kjo që ka qenë një zonë informale, me një rrjet me vjetërsi prej 40-50 vitesh rinovohet tërësisht brenda 6 muajve”, tha Z.Çela.

Ndërtimi i rrjetit të ri do të eleminojë mundësinë e abuzimit me energjinë elektrike nga abonentët e kësaj zone duke vendosur edhe adresa të sakta faturimi në sistemin billing. Projekti i ndërhyrjes rrit edhe sigurinë e furnizimit me energji për hidrovorin e Porto Romanos si objekt i rëndësisë së veçantë për të gjithë zonën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.