Arte

Fillon Festivali i 69-të i Filmit në Kanë

Filloi Festivali i Filmit në Kanë, i cili këtë vit po organizohet për herë të 69-të.

Festivali i cili filloi me shfaqjen e filmit “Cafe Society” të regjisorit Woody Allen dhe me fotografime të kuadrit të filmit, film ky i cili ishte në kategorinë e filmave jashtë garës dhe që u shfaq për kritikët, do të vazhdojë deri më 22 maj.

Shfaqja e parë e filmit në të cilin luajnë aktoret Kristen Stewart dhe Blake Lively dhe aktorët Jesse Eisenberg dhe Corey Stoll, do të realizohet këtë mbrëmje.

Në festivalin në qytetin e Kanës në Francë, drejtues i jurisë vlerësuese për filma që garojnë për Palmën e Artë, do të jetë regjisori i serisë së filmave “Mad Max”, George Miller.

Në ekipin e Miller-it do të marrin pjesë katër kinematografe femra dhe katër meshkuj, e këta janë regjisori hungarez Laszlo Nemes, regjisori francez Arnaud Desplechin, regjisorja italiane Valeria Golino, aktorja amerikane Kristen Dunst, aktori danez Mads Mikkelsen, aktori kanadez Donald Sutherland, aktorja franceze Vanessa Paradis dhe producentja iraniane Katayoon Shahabi.

Në festival, 21 produksione, ne mesin e të cilave gjenden filmat e regjisorëve Pedro Almodovar, Ken Loach, Sean Penn, Xavier Dolan, Paul Verhoeven dhe Dadenne, do të garojnë në kategorinë kryesore për Palmën e Artë. Numri i filmave që më herët u deklarua të jetë 17 nga ana e udhëheqësisë së festivalit, u plotësua në 21 para fillimit të tij.

Gjatë festivalit, shumë persona me famë botërore do të kalojnë në tapetin e kuq, në mesin e të cilëve edhe Julia Roberts, Jodie Foster, Sean Penn, Robert De Niro, Charlize Theron dhe George Clooney.

Aty do të bëhen shfaqje të ndryshme të qindra filmave, dhe pritet që për herë të parë të shfaqen edhe filma në formën e realitetit virtual.

Filmi “The BFG” nga Steven Spielberg dhe “Money Monster” nga Jodie Foster, do të shfaqen në pjesën e filmave jogarues.

Këtë vit, Çmimin e Nderit të Palmës së Artë do ta marrë aktori Jean-Pierre Leaud. Leaud e kishte luajtur rolin e aktorit Antoine Doinel nga filmat e njërit prej themeluesve të Valës së Re në Francë, dhe kishte marrë pjesë në shumë filma të tjerë.

– Festivali do të realizohet nën masa të rrepta sigurie

Ministri i Brendshëm i Francës, i cili e vizitoi vendin e festivalit një ditë më parë, Bernard Cazeneuve, tha se gjenden para një faktori të paprecedent rreziku, dhe bëri të ditur se krahas policëve, përgjegjësi kanë marrë edhe 400 ushtarë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë.

Supozohet se popullata në qytetin Kanë është rritur për tri herë për arsye të festivalit

Lista e filmave që do të garojnë për çmimin “Palma e Artë”, e cila ka 19 gjethe të arit, është e punuar nga ari prej 18 karatësh dhe e cila ka vlerë prej 20 mijë eurosh, është si në vijim:

– “American Honey”, Andrea Arnold

– “Aquarius”, Kleber Mendonca Filho

– “Bacalaureat (Gdaduation)”, Cristian Mungiu

– “Elle”, Paul Verhoeven

– “Forushande (The Salesman)” Asghar Farhadi

– “Moi, Daniel Blake (I, Daniel Blake)”, Ken Loach

– “Julieta”, Pedro Almodovar

– “Juste La Fin Du Monde (It’s Only the End of the World)”, Xavier Dolan

– “La Fille Inconnu (The Unknown Girl)”, Jean-Pierre Dardenne ve Luc Dardenne

– “Loving”, Jeff Nichols

– “Ma Loute (Slack Bay)”, Bruno Dumont

– “Ma Rosa”, Brilliante Mendoza

– “Mademoiselle (Agassi) (The Handmaiden)”, Park Chan-Wook

– “Mal De Pierres (From The Land Of The Moon)”, Nicole Garcia

– “Paterson”, Jim Jarmusch

– “Personal Shopper”, Olivier Assayas

– “Rester Vertical (Staying Vertical)”, Alain Guiraudie

– “Sierra-Nevada”, Cristi Puiu

– “The Last Face”, Sean Penn

– “The Neon Demon”, Nicolas Winding Refn

– “Toni Erdmann”, Maren Ade.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button