Firma e Trump do të shfaqet në dollarin amerikan, hera e parë për një president në detyrë
Firma e presidentit të SHBA-së, Donald Trump pritet të shfaqet në kartëmonedhat amerikane – për herë të parë gjatë mandatit të një presidenti në detyrë.
Sipas një raportimi të CNN, firma e presidentit amerikan Donald Trump pritet të vendoset në kartëmonedhat e dollarit amerikan, duke shënuar një precedent historik – hera e parë që një president në detyrë do të ketë nënshkrimin e tij të shfaqur në valutën kombëtare.
Zakonisht, kartëmonedhat amerikane mbajnë firmat e sekretarit amerikan të Thesarit, ndërsa presidentët nuk përfshihen në këtë proces.
Megjithatë, ndryshimet e reja administrative dhe emërimet në Departamentin Amerikan të Thesarit kanë hapur rrugën që firma e Trump të përfshihet në seritë e ardhshme të dollarit.
Ky zhvillim vjen në një moment kur administrata aktuale po ndërmerr një sërë ndryshimesh simbolike dhe institucionale, të cilat kanë tërhequr vëmendje të madhe publike dhe politike.
Analistët theksojnë se ky veprim ka më shumë rëndësi simbolike sesa ekonomike, por gjithsesi përbën një devijim nga tradita e deritanishme.
Ende nuk është bërë e ditur se kur saktësisht do të hyjnë në qarkullim kartëmonedhat e reja me firmën e Trump, por pritet që kjo të ndodhë në një nga seritë e ardhshme të prodhimit të Byrose Amerikane të Gdhendjes dhe Shtypjes. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.