Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.13 ▼1.48%
ARI 4,079 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,587 ▲ +0.22% ETH $1,665 ▲ +0.57% XRP $1.0970 ▼ -0.77% SOL $69.2100 ▲ +0.32%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.13 ▼1.48 % ARI 4,079 ▼1.69 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.13 ▼1.48 % ARI 4,079 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Opinion

Flamingot e kinostudios “Shqipëria e re”

Nga Ylli Manjani

Mesa duket, alternativa që na serviret sot në debatin publik është e thjeshtë: ose je me revolucionin, ose je armik i tij. Ose je me UÇK-në dhe kundër NATOs, ose je me politikën aktuale. Ose i jepet “plumbi ballit” establishmentit dhe lind Shqipëria e Re, ose mbetesh peng i së vjetrës.

Vetëm se kjo “Shqipëri e Re” ngjan më shumë me Kinostudion “Shqipëria e Re” sesa me një projekt serioz politik. Skenarët revolucionarë, heronjtë e pagabueshëm, armiqtë absolutë dhe fundi i lumtur pas një akti të madh dhune po rikthehen fuqishëm në qarkullim. Sikur të mos kishin dështuar kudo ku janë provuar.

Mesa duket komunizmi vazhdon të mbetet një ide “sexy” për një pjesë të shoqërisë sonë. Ndoshta sepse ne kurrë nuk arritëm të njohim plotësisht as demokracinë funksionale dhe as ekonominë e lirë konkurruese. Ndoshta sepse ende ushqehemi me iluzionin se problemet e ndërlikuara zgjidhen me një akt heroik, me një revolucion, me një spastrim, me një përmbysje të madhe.

Por revolucioni, në fund të fundit, ka vetëm një produkt të sigurt: dhunën.

Prandaj nuk më habit që disa prej puplave njëkëmbëshe të revolucionit kanë filluar të kërkojnë zgjidhje me plumb. Revolucioni pa dhunë është si zjarri pa nxehtësi; nuk ekziston. Ajo që më duket qesharake është pretendimi se politika paska nevojë të korrigjohet me vrasje, sikur demokracia të jetë një poligon qitjeje dhe jo një sistem ku pushteti merret e hiqet me votë.

Sa më takon mua, kam qenë dhe mbetem kritik ndaj çdo politikani. Ndaj qeverisë, opozitës, pushtetit të sotëm dhe atij të djeshëm. Por kritika nuk më çon tek urrejtja dhe urrejtja nuk më çon tek dhuna.

Nuk kam mbështetur kurrë vrasjen e politikanëve dhe nuk do ta mbështes as sot. Për këtë arsye i kam urryer gjithmonë revolucionet: ato janë fabrika të dhunës kolektive, vende ku turma të manipuluara shkumëzojnë derisa binden se vrasja është virtyt dhe kundërshtari nuk është më njeri, por objekt për t’u eliminuar.

Nëse kushti për të qenë pjesë e “Shqipërisë së Re” është të adhurosh logjikën e plumbit, atëherë unë zgjedh të jem jashtë saj.

Kam zgjedhur të jem shqiptar paqësor. Kam zgjedhur të jem qytetar i një vendi anëtar të NATO-s, aleancës që bombardoi Serbinë dhe krijoi kushtet për lindjen e shtetit të Kosovës. Kam zgjedhur të besoj se liria ndërtohet me institucione dhe ligj, jo me ekzekutime politike.

Si individ nuk kam fuqinë t’u heq politikanëve karriget e tyre. Ato ua jep dhe ua merr populli. Por po aq e sigurt është se nuk mund të bëhem as vrasës dhe as mbështetës i vrasësve.

Mbi këtë bindje është ndërtuar qëndrimi im kundër dhunës, pa përjashtime dhe pa rezerva.

Prandaj, kur dëgjoj flamingot e revolucionit të predikojnë plumbin si zgjidhje politike, nuk shqetësohem aq sa argëtohem. Sepse historia ka treguar se revolucionarët janë shumë të zotë për të shpallur Shqipëri të Reja, por jashtëzakonisht të paaftë për t’i ndërtuar ato.

Dhe kështu, ndërsa flamingot vazhdojnë vallëzimin e tyre njëkëmbësh rreth revolucionit të radhës, pjesa tjetër e shoqërisë do të bënte mirë të kujtonte një të vërtetë të thjeshtë: demokracia është e lodhshme, e ngadaltë dhe shpesh zhgënjyese, por mbetet pafundësisht më e mirë se çdo utopi që fillon me plumb dhe premton parajsën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.