Fleckenstein- Bostinaru: Dënojmë me forcë sulmet terroriste në Tiranë, autorët para drejtësisë
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Victor Bostinaru kanë dalë sot me një deklaratë në lidhje me sulmet terroriste të se mërkurës në Tiranë, ku dënojnë me forcë sulmet që u organizuan kundër një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare, duke e konsideruar ate nje krim te shëmtuar.
Ne deklaraten e Knut Fleckenstein dhe Victor Bostinaru, theksohet se “Ne denojmë me forcë sulmet që u kryen te mërkurën në Tiranë kundër një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare. Duket qartë që këto janë akte kriminale të përbuzshme dhe ne mbështesim të gjitha perpjekjet për të nxjerrë autorët përpara drejtesisë”.
“Qendrojmë me vendosmëri përkrah Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare në angazhimin e tyre për të luftuar kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar. Jemi të vetedijshëm që kjo ka qenë një detyrë jashtëzakonisht e veshtirë dhe prandaj e nxisim dhe përshendesim përkushtimin dhe kurajon e tij”, përfundon deklarata e eurodeputeteve.