Fleckenstein takim me Gjoshën, vlerësohet progresi i Shqipërisë për integrimin
Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, po zhvillon një vizitë tre ditore në Shqipëri për të diskutuar mbi ecurinë e reformave dhe mbi për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë.
Fleckenstain zhvilloi një takim me Ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha. Bashkëbiseduesit vlerësuan progresin që ka bërë Shqipëria në lidhje me procesin e integrimit.
Më herët, raportuesi Fleckenstein zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ku vuri në dukje se “bashkë me shumicën e kolegëve të tjerë në Parlamentin Europian ndan bindjen se Shqipëria i përket Europës dhe se anëtarësimi i saj është çështje kohe”.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Fleckenstein zhvilloi në takim edhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ku u bisedua mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, me fokus të veçantë konsolidimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik në Kuvend.