roze
Flokët kaçurrela të Rihannas
Rihanna ka ndryshuar sërish modelin e flokëve. 27-vjeçarja është fotografuar të shtunën në mbrëmje në një mbrëmje në Nju Jork, ndërsa flokët e saj ishin kaçurrela.
Riri kishte veshur një palë pantollona të gjerë, ndërsa bluza e saj, e lejonte që të ekspozonte stomakun.
Në një stil të njëjtë veshje ishte parë edhe gjatë ditës, por për ndryshim nga mbrëmja, ajo ishte veshur e tëra në të zeza.
Pavarësisht kritikave të kohëve të fundit, Rihanna vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të angazhuara me turnetë botërorë, ndërsa është duke punuar për albumin e tetë të saj, i cili do të quhet “R8”.