☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▲0.3%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,900 ▲ +1.07% ETH $2,350 ▲ +1.79% XRP $1.3240 ▲ +2.4% SOL $101.2900 ▲ +0.81%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Bota

“Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës

Për rreth një vit e gjysmë, Rusia dyshohet se ka zhvilluar një operacion të gjerë spiunazhi ndaj vendeve europiane, duke përdorur qindra dronë të lëshuar nga një “flotë fantazmë” anijesh që lundronin në Kanalin Anglez, Detin e Veriut dhe Detin Baltik.

Kështu thuhet në një raport të Institutit Ndërkombëtar për Çështjet Strategjike (IISS) në Londër, të cituar nga The Guardian, sipas të cilit operacioni është zhvilluar pothuajse pa pengesa dhe ka nxjerrë në pah dobësitë e mbrojtjes ajrore të NATO-s përballë kërcënimeve nga dronët me kosto të ulët.

Sipas raportit, në shënjestër kanë qenë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Suedia dhe disa vende të tjera anëtare të NATO-s.

“Ka shumë gjasa që kjo të ketë qenë një fushatë e planifikuar dhe e koordinuar nga Kremlini”, deklaroi Charlie Edward, studiuesi që drejtoi hartimin e raportit.

Ai thekson se më shumë se 12 shtete europiane janë prekur nga ky operacion, i cili për Moskën përbën një sukses taktik, ndërsa për NATO-n një dështim strategjik, pasi sistemet e saj mbrojtëse janë projektuar kryesisht për t’u përballur me kërcënime ajrore tradicionale dhe jo me dronë të vegjël që fluturojnë në lartësi të ulët.

Raporti shpjegon se objektivat e këtij operacioni ishin të shumta: mbikëqyrja e centraleve bërthamore, grumbullimi i informacioneve për bazat ushtarake, zbulimi i infrastrukturës strategjike dhe ushtrimi i presionit psikologjik ndaj vendeve perëndimore.

Sipas hetimit, dronët lëshoheshin nga një “flotë fantazmë” ruse, e përbërë nga cisterna nafte, anije tregtare dhe mjete të tjera detare private, ndërsa lundronin pranë brigjeve veriperëndimore të Europës.

Në total, më shumë se 140 dronë janë vërejtur pranë centraleve bërthamore dhe bazave ushtarake në vendet e përfshira në raport, pa u ndërmarrë masa për t’i rrëzuar.

Mes incidenteve të dokumentuara përfshihen fluturimet e dronëve mbi bazat e Forcave Ajrore Mbretërore britanike në Lakenheath dhe Fairford, bazën franceze të Île Longue, ku ndodhen nëndetëse të pajisura me raketa bërthamore, bazat ajrore Kleine-Brogel në Belgjikë dhe Volkel në Holandë, ku ruhen armë bërthamore amerikane, si edhe një bazë nëndetësesh në veri të Gjermanisë.

Në shtator të vitit 2025, një tjetër incident me dronë detyroi autoritetet daneze të mbyllnin përkohësisht aeroportin e Kopenhagës. Gjatë së njëjtës periudhë, katër cisterna të “flotës fantazmë”, të regjistruara nën flamuj të tjerë, por të identifikuara si pronë ruse, po lundronin pranë brigjeve të Danimarkës. Më vonë, ato u sekuestruan nga forcat speciale franceze.

Në mbyllje, raporti thotë se numri më i madh i incidenteve u regjistrua mes shtatorit dhe nëntorit të vitit të kaluar, kur mesatarisht identifikoheshin rreth 30 dronë të dyshimtë në muaj pranë objekteve ushtarake dhe civile në Europë.

Sipas autorëve të studimit, aktiviteti i spiunazhit me dronë është ulur ndjeshëm kohët e fundit, pasi marina britanike dhe forcat detare të vendeve të tjera kanë nisur të sekuestrojnë anijet që dyshohet se bëjnë pjesë në “flotën fantazmë” ruse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.