🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.71 ▲0.86%
ARI 4,795 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,226 ▲ +1.81% ETH $2,200 ▲ +0.97% XRP $1.3454 ▲ +0.82% SOL $83.4500 ▲ +1.5%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,795 ▼0.48 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,795 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Fluksi i refugjatëve, Totozani-Ramës: Të merren masa të menjëhershme

Shqipëria duhet të marrë masa të menjëhershme dhe të nevojshme për trajtimin e krizës së refugjatëve, shprehet Avokati i Popullit Igli Totozani në një letër rekomandimi dërguar kryeministrit Edi Rama.

Ai kërkon trajtimin e çështjes në përputhje me instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare të flukseve ekzistuese dhe atyre të pritshme të refugjatëve në Shqipëri.

“Shqipëria mbetet në një gjendje ende të papërgatitur në mënyrën e duhur. Ndërsa idetë e hedhura për qendra të mundshme pritje apo regjistrimi e ndihme për kalim tranzit janë të shumta, në terren nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për të pasur mjedise të tilla pritje. Duke pasur parasysh nevojën e bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë, transparencë më e madhe duhet në këtë drejtim për t’i lejuar publikut të gjerë dhe shoqërisë që të jenë të mirëinformuar, çka do të sillte njëherazi edhe uljen e çdo mendimi ksenofobik. Po ashtu, nga inspektimet në pikat e kalimit kufitar, si dhe në pikat e mundshme – kampe të pritjes apo të ndihmesës për kalimin tranzit të migrantëve, konfirmuar edhe nga burime të Policisë Kufitare, është konstatuar se ka shumë sfida që duhen tejkaluar – qoftë edhe në një kuadër emergjence, në mënyrë që ato të konceptohen si qendra funksionale jo vetëm për regjistrimin dhe ndihmesën afatshkurtër ndaj personave në nevojë, por edhe si qendra rezidenciale që do të mundësojnë një qëndrim më afatgjatë të personave në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në to”, shprehet z.Totozani.

Në rekomandimin e tij prej 14 pikash, Avokati i Popullit thotë se Shqipëria duhet të mirëpresë me solidaritet dhe humanizëm, çdo qytetar të huaj, që ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.