☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▲0.3%
ARI 4,475 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,993 ▼ -1.22% ETH $2,142 ▼ -0.61% XRP $1.4066 ▼ -1.98% SOL $89.8800 ▼ -1.87%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fluturojnë sërish huatë me probleme, arrijnë në 21.15% në korrik

Kredtë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rritje të fortë në muajin korrik, duke u ngjitur në 21.15%, duke u zgjeruar me tw paktwn tre pikë përfundje në raport me fundin e 2015-s.  Të dhënat  janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Edhe në raport me një muaj më parë, huatë e pakthyera në afat janë shtuar me 1.2 pikë përqindjeje.

Në dhjetor të vitit të kaluar, treguesi i huave që nuk janë kthyer në banka të paktën për tre muaj (NPL) shënoi një rënie të fortë, duke zbritur në 18.22%, nga 22.8% që kishte qenë në dhjetor 2014. Por, më shumë se përmirësim të ecurisë së bizneseve dhe rritje të aftësisë së tyre paguese, kjo ulje reflektonte fshirjen e kredive me probleme, që kishin të paktën tre vjet që nuk ktheheshin, nga bilancet e bankave. Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë u fshinë rreth 23 miliardë lekë.

Teksa u fshinë kreditë e vjetra me probleme, ishin bizneset që deri tani kishin qenë të mira, ato që filluan të bëheshin problematike, duke reflektuar një ngadalësim të ekonomisë dhe tkurrjen e konsumit.

Rënia e stokut të kredisë në korrik nga ana tjetër, është një tjetër element që ka ndikuar në përkeqësimin e NPL-ve.

65% e totalit të portofolit të kredive me probleme zotërohet nga 36 kompani të mëdha, teksa në këtë listë së fundi është shtuar edhe firma Kurum International, e cila para disa muajve regjistroi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për të shpallur falimentimin. Vetëm në bankat shqiptare Kurum rezulton të ketë 30 milionë euro te Banka Raifeissen dhe 5 milionë të tjera te NBG Bank.

Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë për 50% të kompanive pritet të fillojë procedura e falimentimit, ndërsa nga i gjithë ky numër, 8 ndërmarrje janë në proces ristrukturimi. Edhe pse riorganizimi i kompanive ka më shumë se 8 muaj që ka filluar, ato nuk kanë dalë ende nga lista e kreditorëve të këqij, për shkak se pagesat e kësteve në bankat e nivelit të dytë duhet të jenë të rregullta përgjatë 1 viti e gjysmë.

Banka e Shqipërisë ndërkohë ka hartuar një plan për ristrukturimin e kredive me probleme, që prej një viti, por një nga elementët kyç, ai i një ligji të ri për falimentin, nuk është miratuar ende në Kuvend, ndonëse në planin fillestar të BSH-së, ai pritej të kalonte që në tetor 2015.

Mësohet se kompani të fuqishme kanë qenë kundër bërjes së një ligji i cili do t’i çonte ato drejt falimentimit të pashmangshëm. Me kompleksitetin që kishte legjislacioni i vjetër, biznesmenët e fuqishëm në shumë raste merrnin në banka kredi të mëdha, nuk i paguanin ato dhe zvarritnin pafund procesin në gjykata. Me ligjin e ri shmangen skemat abuzive, pasi fillojnë hetimet për organet drejtuese të kompanive, por po ashtu ka një nen, i cili qartëson vjeljen e detyrimeve të kreditorit edhe për pasuritë që nuk janë lënë kolateral.

Përveç pjesës së “kapjes” së sistemit nga bizneset, një pikë tjetër që po zvarriste këtë proces ishte edhe ikja e disa kompetencave nga duart e drejtuesve të administratës. Një nga këto institucione kyçe janë tatimet. Që një kompani të shpallte falimentin, duhet të bëhej ose me kërkesë të vetë firmës, ose me kërkesë të Drejtorisë së Tatimeve nëse kishte tre vite resht që dilte me humbje kapitali, ose dy vite që të kish kaluar me status pasiv. Me ligjin e ri lind e drejta për të kërkuar falimentin edhe pala kredituese, duke i hequr kështu tatimeve monopolin për të çuar ose jo një ndërmarrje në mbyllje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.