Ekonomia

FMN: Ekonomia globale ka ngadalësuar ritmet, rreziqe të reja në horizont

Fondi Monetar Ndërkombëtar paraljmëroi Rezervën Federale të mos i rrisë normat e interesit, ndërsa Bankën Qëndrore Europiane të zgjerojë programin e injektimit të parave në treg, për të mos lejuar ngadalësimin e mëtejshëm të ekonomisë botërore.

Në një dokument të posaçëm të përgatitur për mbledhjen e ministrave të Financave të G20, FMN vëren se ekonomia globale ka ngadalësuar sërish ritmet për shkak të krizës kineze dhe një sërë ngjarjeve të tjera të pafavorshme gjatë muajve të fundit.

Sipas FMN-së, tronditja e Kinës, por dhe disa risqe të tjera potenciale nëse do të materializoheshin, kërcënojnë ta zhysin ekonominë e botës në telashe më të mëdha.

Drejtoresha e përgjitshme Kristine Lagard deklaroi se FMN ka në plan ta ulë sërish, për të dytën herë brenda këtij viti, parashikimin për rritjen e ekonomisë globale. Vetëm dy muaj më parë, Fondi e uli vlerësimin e rritjes në shkallë botërore për këtë vit nga 3.5 në 3.3 për qind dhe në tetor pritet që shifra të ulet edhe më shumë.

Kjo, pasi ekspertët e FMN vërejnë se ekonomitë në zhvillim janë duke u ngadalësuar, ndërsa vendet e zhvilluara po rriten me ritme të dobëta, duke bërë që rritja globale në gjashtë muajt e parë të bjerë poshtë vlerësimeve fillestare.

Dokumenti më i fundit i FMN pritet të krijojë një mjedis të vështirë për mbledhjen e ministrave të Financës për G20-n. Pas gjashtë vitesh dobësie në kërkesë, shqetësimi kryesor i FMN-së tashmë është shndërruar në atë se kriza mund të lërë pasoja shumëvjeçare për botën, duke goditur potencialin afatgjatë të saj për t’u zhvilluar.

Përballë këtij rreziku dhe për të mbrojtur ekonomitë nga dobësimi i mëtejshëm, fondi u ka bërë thirrje qeverive që të vazhdojnë me reformat, të cilat nxisin rritjen e prodhimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button