🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,502 ▲2.49%
DOW 46,223 ▲2.23%
NASDAQ 21,498 ▲3.38%
NAFTA 101.67 ▼1.18%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,757 ▲ +1.47% ETH $2,104 ▲ +3.18% XRP $1.3375 ▲ +0.57% SOL $82.6400 ▼ -0.37%
S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN nota pozitive për ekonominë shqiptare, por niveli i borxhit mbeten një sfidë për investimet

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundon konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe në raportin e publikuar nënvizohet se ekonomia e Shqipërisë vazhdon të forcohet duke përfituar nga kërkesa e brendshme në rritje, investimet e huaja të drejtpërdrejta të mëdha e të lidhura më energjinë dhe një përmirësim në marrëdhëniet me partnerët kyç tregtar të BE-së.

Institucioni me bazë në Washington vlerëson se mandati i qartë i qeverisë pas fitores në zgjedhjet e qershorit, perspektiva e favorshme ekonomike dhe pritshmëritë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE sigurojnë një dritare mundësish për të rifilluar zbatimin e axhendës së reformave.

“Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3,4% në 2016 dhe vazhdon të forcohet duke përfituar nga kërkesa e brendshme në rritje, investimet e huaja të drejtpërdrejta të mëdha e të lidhura më energjinë dhe një përmirësim në marrëdhëniet me partnerët kyç tregtar të BE-së”, citohet raporti.

Objektivat kryesore të politikës në rrethanat e tanishme, thotë FMN, janë për të ruajtur stabilitetin makro-ekonomik dhe financiar si dhe për të thelluar reformat strukturore dhe institucionale për të përshpejtuar ritmin e konvergjencës”, thuhet në raport.

Sipas FMN-së, inflacioni llogaritet nën 2%. Defiçiti kryesisht financohet nga huatë dhe derdhjet e mëdha të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. FMN konstaton se rezervat valutore janë të mjaftueshme.

“Gjatë katër viteve të fundit është ulur cënueshmëria fiskale dhe financiare. Megjithatë, niveli i lartë i borxhit publik dhe nevojat financiare, kreditë e këqija dhe reformimi i institucioneve mbeten një sfidë për investimet”, citohet raporti.

Në raport evidentohet se perspektiva afat-mesme mbetet e favorshme.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të arrijë në 4%, e nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe reformat që përmirësojnë klimën e biznesit”, thotë FMN.

Mbështetja e donatorëve si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, sipas analizës së FMN-së, mund të çojnë në investime më të shumta dhe në një ringjallje më të madhe të kredisë.

Në krahun tjetër, politikat e brendshme të paqëndrueshme apo tronditjet e rritjes globale mund të rrezikojnë zbatimin e reformave dhe konsolidimin fiskal.

Pas mbylljen me sukses të programit trevjeçar me Fondin Monetar Ndërkombëtar në shkurt të këtij viti, qeveria shqiptare vendosi të kalojë në një marrëdhënie të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku FMN nuk do të ketë me rol imponues në politikat ekonomike të qeverisë, por vetëm këshillues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.