Ekonomia

FMN: Shqipëria, bankat greke zënë rreth 17% të totalit të sistemit bankar

Tuaran bankRaporti i fundit ekonomik rajonal i Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) i publikura nga FMN ka bërë ndër të tjera dhe një analizë të ndikimit që mund të ketë një përshkallëzim i krizës greke, kryesisht në vendet e Ballkanit . Sipas raportit, disa vende të Europës Juglindore (SEE) mud të ndikohen nga një përkeqësim i situatës në Greqi, përmes lidhjeve bankare. Lidhjet financiare mes Greqisë dhe ekonomive të SEE janë më domëthënëse sesa ato tregtare:

Lidhjet tregtare

Pesha e eksporteve ndaj Greqisë në raport me PBB është e ulët në vendet e SEE, me ekspozimin më të lartë në Bullgari, në 3.5% të PBB-së. Kjo peshë është ulur që nga 2008-a, duke reflektuar dobësinë e ekonomisë greke.

Lidhjet financiare

Ekspozimi i sektorit bankar-megjithëse më i dobët sesa në fillim të krizës financiare është ende domethënës në një sërë vendesh. Degët e bankave greke në vendet e SEE zënë nga 14 në 22% të aktiveve të sektorit bankar (shiko grafikun në fund). Raporti hua/depozita në degët e bankave greke ka rënë gjithashtu me kalimin e kohës, duke reflektuar kërkesën e dobët të brendshme për hua dhe më pak varësi nga fondet e bankës mëmë. Niveli i lartë i kredive me probleme në disa degë, gjithsesi, çon në rreziqe shtesë. Raporti thekson se në rast se situate në Greqi përkeqësohet, ajo mund të shkaktojë përhapje në sektorin financiar përmes humbjes së besimit, daljes së depozitave dhe ndoshta presion mbi monedhat-veçanërisht në shtetet me regjim të varur të kursit të këmbimit dhe nivel të lartë euroizimi.

Pozicionimi i Shqipërisë

Sipas grafikëve të publikuar nga FMN, Shqipëria është e treta pas Bullgarisë e Maqedonisë për lidhjet tregtare, me eksportet që zënë rreth 1.5% të PBB-së. Vendi ynë renditet po i treti në ekspozimin financiar, me aktivet e bankave greke që zënë rreth 17% të totalit të sistemit bankar shqiptare, me një rënie me rreth 6 pikë përqindjeje në raport me katër vite më parë. Maqedonia është vendi ku bankat greke zënë peshën më të madhe. Shqipëria paraqitet më mirë se gjithë vendet në rajon në treguesin e huave ndaj depozitave të bakave greke, që është rreth 55-60%, çka tregon se bankat greke në vendin tonë janë më pak të varurat nga fondet e mëmave. Serbia dhe Rumania psh e kanë këtë tregues në rreth 150%, që tregon se rreth gjysma e huave të dhëna janë nga fondet e mëmave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button