Ekonomia

FMN: Shqipëria rritjen më të mprehtë të varfërisë në rajon

Pas krizes financiare të vitit 2008, Shqipëria dhe Mali i Zi panë rritje të mprehtë të varfërisë krahasar me vendet e tjera të Ballkanit. Faktin e ve ne dukje një studim i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë e varfërisë në Rajon.
Organizata nderkombetare financiare, thekson se, varfëria aktuale dhe pritshmëritë për të ardhurat në të ardhmen ka të ngjarë të ndikojë në rritjen e migrimit nga rajoni, duke i cilësuar si më të prekurat Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Vitin e kaluar, vendi yne shenoi eksodin me te madh pas viteve 90, ku shume prej ture kerkuan azil ekonomik ne gjermani.
Ekspertët e Fondit vërejne ne raportin e tyre se, ballkanasit e përceptojnë varfërinë më të lartë se sa gjendja e tyre reale.
Varferia shtohet ndersa rezulton se po dobesohet roli i shtetit për te mbeshtetur familjet dhe ekonominë. Nga ana tjeter, edhe niveli i larte i papunesise tregon se edhe sektori privat ka mbetur prapa. Ne vendin tone, sipas shifrave zyrtare papunesia eshte gati 18%, por disa vleresime tregojne se niveli i papunesise eshte shume me i larte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button