Bota

FMN: Tensionet tregtare mes SHBA dhe Kinës, përbëjnë kërcënim kryesor për ekonominë botërore

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard, u shpreh këtë të martë për gazetarët në Paris, se tensionet e reja tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, përbëjnë kërcënimin kryesor për ekonominë botërore, duke shtuar githashtu se, postimet në Twitter, e bënin marrëveshjen mes dy vendeve më pak të mundshme.

Presidenti Donald Trump, tronditi të hënën tregjet botërore, duke kërcënuar në rrjetin social, se tarifat amerikane ndaj 200 miliardë mallrave kineze që importohen në SHBA, do të shkonin të premten në 25 përqind, nga 10 përqind që janë aktualisht.

Duke folur në Forumin e Parisit, Ministri Francez i Ekonomisë, Bruno Lë Meir, paralajmëroi gjithashtu rreth ndikimit të një lufte tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. “Po ndjekim me shumë vëmendje negociatat mes Kinës dhe SHBA-ve. Duam që këto negociata t’i përmbahen parimeve të transparencës dhe bashkëpunimit shumëpalësh”, – theksoi ai, ndërsa u bëri thirrje të dy palëve që të shmangnin vendimet që do të kërcënojnë dhe vënë në rrezik rritjen ekonomike botërore, gjatë muajve të ardhshëm.

“Rritja e tarifave është gjithmonë një vendim negativ dhe bllokues për të gjithë, për SHBA-të, për Kinën, Eurozonën, Europën dhe për rritjen ekonomike në të gjithë botën.” -nënvizoi Le Maire.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button