⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.27 ▲0.27%
ARI 4,067 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,862 ▼ -1.15% ETH $2,061 ▼ -2.49% XRP $1.0568 ▼ -3.05% SOL $83.1200 ▼ -2.98%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.27 ▲0.27 % ARI 4,067 ▲0.9 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.27 ▲0.27 % ARI 4,067 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kosova

Foda pas fitores me Irlandën: “Na mungoi fati në pjesën e parë, jam i kënaqur me repartin defanziv”

Trajneri i Kosovës vlerësoi paraqitjen 90-minutëshe të "Dardanëve" dhe veçanërisht repartin mbrojtës, ndërsa lavdëroi Edon Zhegrovën dhe Baton Zabërgjën për krahët e sulmit.

Kosova e ka nisur me fitore edicionin e ri të Nations League. “Dardanët” triumfuan 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me golin e Vedat Muriqit.

Pas ndeshjes, trajneri Franco Foda u shfaq i kënaqur me paraqitjen e ekipit gjatë gjithë 90 minutave, duke thënë se ekipi i tij dominoi lojën dhe se vetëm fati i mungoi në pjesën e parë për të kaluar në epërsi më herët.

“Gëzimi ishte i madh, sidomos pas lojës që zhvilloi ekipi gjatë 90 minutave, ishte pjesë e fatit që nuk udhëheqëm që në pjesën e parë”, tha Foda.

Trajneri u shpreh i kënaqur edhe me repartin defanziv: “Më pëlqeu reparti defanziv, siç u pa në lojë nuk lejuam asgjë për irlandezët, u mbrojtëm mirë. Më pëlqeu edhe qetësia, sidomos pas pjesës së parë iu thash edhe lojtarëve që të jenë të qetë të vazhdojnë lojën ashtu siç duhet sepse goli do të vijë patjetër”.

Foda vlerësoi gjithashtu paraqitjet e lojtarëve të krahut në sulm: “Jam i kënaqur edhe me lojtarët e krahut në sulm sidomos Zhegrova që luajti për 70 minuta ndërkohë që ka kohë që ai nuk ka luajtur për 70 minuta si në skuadër dhe në kombëtare, po ashtu edhe Baton Zabërgja, në përgjithësi jam i kënaqur”.

Kosova e vazhdon rrugëtimin në Nations League me ndeshjen e radhës në transfertë kundër Austrisë, më 27 shtator.

Burimi: Klan Kosova

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.