SHBA – Bessent zhvendoset në një bazë ushtarake pas kërcënimeve nga Irani
UASHINGTON, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, është zhvendosur nga shtëpia e tij në një bazë ushtarake për shkak të kërcënimeve të pretenduara nga Irani, raportoi sot media amerikane.
”Bessent është dërguar në një bazë ushtarake pasi shërbimet e inteligjencës kanë konstatuar se kërcënimet kishin arritur në një fazë të avancuar”, raportoi ”Fox News” duke cituar një zyrtar që nuk dëshiroi të identifikohej.
”The New York Times” raportoi se shkalla e rrezikut të kërcënimeve ndaj Bessentit nuk ishte menjëherë e qartë.
Departamenti i Thesarit konfirmoi zhvendosjen e tij për të dyja mediat, duke deklaruar se ai “nuk do të zmbrapset nga kërcënimet e regjimit iranian”.
Bessent ka qenë në krye të luftës ekonomike të Uashingtonit kundër Iranit, duke vendosur sanksione ndaj bankave, individëve, kompanive dhe linjave ajrore.
Sipas ”The New York Times”, Bessent nuk është i vetmi zyrtar i administratës Trump që është dashur të zhvendoset.
Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, janë zhvendosur gjithashtu më herët./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.