☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,404 ▼0.17%
DOW 51,360 ▼0.48%
NASDAQ 24,485 ▼0.1%
NAFTA 87.24 ▲1.77%
ARI 3,870 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $65,030 ▼ -0.15% ETH $1,817 ▼ -1.64% XRP $0.9737 ▲ +0.44% SOL $73.8700 ▲ +2.37%
S&P 500 7,404 ▼0.17 % DOW 51,360 ▼0.48 % NASDAQ 24,485 ▼0.1 % NAFTA 87.24 ▲1.77 % ARI 3,870 ▲0.45 % S&P 500 7,404 ▼0.17 % DOW 51,360 ▼0.48 % NASDAQ 24,485 ▼0.1 % NAFTA 87.24 ▲1.77 % ARI 3,870 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Avionët ushtarakë rusë shkaktojnë alarm në Korenë e Jugut, Japoni dhe Tajvan

SHENZHEN, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Avionë ushtarakë rusë kanë shkaktuar alarm në Korenë e Jugut, Japoni dhe Tajvan, pasi kanë fluturuar pranë hapësirave ajrore të këtyre vendeve, një ditë përpara nisjes së samitit të madh ekonomik të APEC-ut, në Kinë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Jugut, “Yonhap”, raportoi se disa avionë ushtarakë rusë kishin hyrë për një kohë të shkurtër në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të vendit, mëngjesin e sotëm.

Në përgjigje të këtij veprimi, ushtria koreano-jugore ngriti në ajër avionë luftarakë, në përputhje me procedurat që ndiqen në raste të tilla.

Ndërkohë, Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se në orët e para të mëngjesit, kishte regjistruar një shkelje të hapësirës ajrore nga dy avionë të dyshuar rusë. Sipas agjencisë “Kyodo”, avionët kishin hyrë në hapësirën ajrore, në veriperëndim të prefekturës Fukuoka.

Pas incidentit, Tokio paraqiti një protestë diplomatike pranë Moskës dhe ngriti në ajër avionët e vet luftarakë. Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, avionët rusë vijuan më pas fluturimin në drejtim të ishullit japonez Yonaguni dhe Tajvanit.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit konfirmoi se dy avionë ushtarakë rusë kishin hyrë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të ishullit.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën X, avionët mbërritën nga verilindja, në orët e para të mëngjesit dhe u larguan nga zona në jug të vendit.

Deri më tani, nuk dihet se cilat modele avionësh rusë kanë marrë pjesë në këto fluturime dhe as cili ka qenë qëllimi i manovrave.

Incidentet ndodhën një ditë përpara nisjes së samitit ekonomik të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që zhvillohet në Shenzhen, në jug të Kinës.

Në kuadër të takimit pritet të zhvillohen edhe bisedime mes presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit kinez, Xi Jinping. Në samit pritet të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Tajvanit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.