FOKUS – Bjellorusia liron 15 të burgosur, mes negociatave me SHBA-në
MINSK, 24 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka falur 15 të burgosur të tjerë, sipas një deklarate të publikuar sot.
Vendimi vjen vetëm disa javë pasi 25 persona u liruan në kuadër të faljeve të mëparshme.
Nga 15 personat e falur, 13 ishin akuzuar për “ekstremizëm” një akuzë që përdoret shpesh ndaj të burgosurve politikë në Bjellorusi, sipas zyrës presidenciale.
Dhjetë prej personave të liruar janë gra.
Më herët gjatë këtij muaji, negociatori amerikan John Coale siguroi lirimin e 25 të burgosurve pas bisedimeve me Lukashenkon.
Në atë kohë, Coale deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të hiqnin sanksionet ndaj dy kompanive në këmbim të lirimit të tyre.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në fillim të kësaj jave se Uashingtoni po punonte me Bjellorusinë për një marrëveshje lidhur me plehrat potasike, të përdorura në bujqësi.
Lukashenko ka liruar në disa raste të burgosur politikë që nga viti i kaluar, në kuadër të negociatave me Shtetet e Bashkuara. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.