☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 94.76 ▲0.16%
ARI 4,310 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,296 ▼ -0.19% ETH $2,686 ▲ +0.28% XRP $1.5363 ▲ +2.33% SOL $116.7800 ▲ +1.75%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 94.76 ▲0.16 % ARI 4,310 ▲0.28 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 94.76 ▲0.16 % ARI 4,310 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
25 Sht 2026
Breaking
Bota

OKB – Netanyahu mbron veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme

⁹NJU JORK, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti sot një fjalim të ashpër në Debatin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke mbrojtur veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, pavarësisht protestave jashtë ndërtesës dhe largimit të diplomatëve nga salla.

Netanyahu mbrojti sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke i cilësuar ato si një vendim të vështirë, por të domosdoshëm për sigurinë e Izraelit.

“Shkatërrimi i objekteve bërthamore të Iranit ishte i vështirë. Ishte shumë i vështirë”, deklaroi ai.

“Por për mua, ishte një nga vendimet më të lehta që kam marrë ndonjëherë si kryeministër, sepse nëse nuk do ta kishim bërë, të gjithë do të kishim vdekur”, shtoi ai.

Deklaratat e tij u bënë pavarësisht raportit vjetor të deklasifikuar të shërbimeve amerikane të zbulimit, sipas të cilit nuk kishte shenja për një vendim politik të Iranit për të prodhuar një bombë bërthamore.

Kryeministri izraelit falënderoi Shtetet e Bashkuara të Bashkuara dhe theksoi fuqinë ushtarake të Izraelit, duke deklaruar se ushtria e tij po luftonte “në shtatë fronte”.

Netanyahu hodhi poshtë akuzat për gjenocid në Gaza, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra më e madhe e shekullit”

“Izraeli nuk ka kryer gjenocid. Izraeli ka parandaluar gjenocidin”, tha ai, duke këmbëngulur se, nëse nuk do të ishte parandaluar nga Izraeli, Hamasi “do të kishte vrarë çdo të fundit prej nesh”. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.