☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 86.93 ▼2.8%
ARI 4,206 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,182 ▲ +0.2% ETH $2,709 ▼ -0.18% XRP $1.5094 ▼ -0.15% SOL $120.2000 ▼ -0.33%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 86.93 ▼2.8 % ARI 4,206 ▲1.17 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 86.93 ▼2.8 % ARI 4,206 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Bum i IA-së sjell vende pune, ndryshon ekoominë por shtrenjtëson edhe energjinë

– Qëndrat e të dhënave (data center), struktura që shërbejnë si “truri” i inteligjencës artificiale duke strehuar serverë dhe pajisje për ruajtjen e përpunimin e të dhënave, po ndikojnë gjithnjë e më shumë në ekonomitë lokale, por përfitimet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të zonës ku ndërtohen, shkruan focus.it.

Një studim i publikuar si preprint në SSRN, që analizon ndikimin e qëndrave të të dhënave në territorin e Shteteve të Bashkuara, ka shqyrtuar efektet e tyre në punësim, paga, numrin e bizneseve, të ardhurat familjare dhe kostot e energjisë.

Sipas studimit, në tre vitet e para pas hapjes së një qëndre, qarku ku ai ndodhet regjistron mesatarisht një rritje prej 0,9% të punësimit, 1,1% të pagave, 1% të numrit të bizneseve dhe 0,7% të të ardhurave familjare.

Në periudhën afatgjatë, ndikimi bëhet më i dukshëm, duke arritur në 3,5% rritje të punësimit, 5% të pagave, 4,7% të numrit të bizneseve dhe 1,9% të të ardhurave familjare.
Megjithatë, ndikimi nuk është i njëjtë në zonat urbane dhe rurale.

Përfitimet më të mëdha në qytete

Studimi evidenton se zonat metropolitane përfitojnë më shumë nga ndërtimi i qëndrave të të dhënave sesa në zonat rurale.

Kjo lidhet me faktin se këto struktura kërkojnë inxhinierë, kompani ndërtimi, furnitorë pajisjesh, shërbime profesionale dhe punonjës të kualifikuar.

Në qytete, pjesa më e madhe e këtyre burimeve njerëzore dhe shërbimeve gjenden pranë impiantit. Në zonat rurale, ndërsa numri i vendeve të përhershme të punës mund të jetë i kufizuar, shumë shërbime të specializuara sigurohen nga kompani jashtë zonës.

Megjithatë, edhe në qarqet jo-metropolitane vërehet një ulje e vogël, por e matshme e papunësisë.

Rriten edhe kostot e energjisë

Një nga efektet negative lidhet me konsumin shumë të lartë të energjisë elektrike. Një data center i madh mund të konsumojë energji në nivele të krahasueshme me rreth 80 mijë banesa.

Sipas studimit, prania e këtyre impianteve lidhet me një rritje mesatare prej rreth 5% të çmimeve të energjisë elektrike.

Kështu, analiza paraqet një tablo me dy anë: data centerët mund të sjellin investime, vende pune, rritje të pagave dhe aktivitet ekonomik, veçanërisht në zonat urbane, por njëkohësisht mund të rrisin kostot e energjisë për komunitetet lokale.

Në SHBA numërohen mbi 2.700 data centerë, ndërsa në Itali janë rreth 250, duke përfshirë objektet ekzistuese, ato në ndërtim dhe projektet e planifikuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.