☁️
Tiranë 15°C · Vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.92 ▲0.58%
ARI 3,558 ▼3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $62,008 ▼ -2.62% ETH $1,749 ▼ -3.15% XRP $0.9705 ▼ -1.27% SOL $72.8300 ▼ -3.02%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.92 ▲0.58 % ARI 3,558 ▼3.46 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.92 ▲0.58 % ARI 3,558 ▼3.46 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çmimet e naftës rriten për shkak të sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

– Çmimet e naftës u rritën, pas rënies së një dite më parë, ndërsa shqetësimet për furnizimin nga Lindja e Mesme, si pasojë e sulmeve ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, kanë shtuar tensionet në tregjet ndërkombëtare, sipas Reuters.

Nafta “Brent” u rrit me 1,35%, duke arritur në 93,19 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI shënoi një rritje prej 1,6%, në 84,55 dollarë për fuçi.

Kjo rritje vjen në një kohë kur parashikimet për një tepricë të ofertës globale ushtronin presion në kahun e kundërt.

Shqetësimet për furnizimin janë shtuar pas raportimeve të marinës iraniane se dy cisterna nafte kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit dhe kanë shpërthyer.

Ndërkohë, rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë lëshuar raketa drejt kryeqytetit saudit, Riadit.

Analistët paralajmërojnë se sulmet në rajon mund të kufizojnë eksportet e naftës nga Lindja e Mesme dhe të shtrëngojnë më tej furnizimin global.

Një tjetër faktor që ndikon në treg është ulja e prodhimit rus të naftës, për shkak të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive dhe infrastrukturës së eksportit.

Sipas burimeve të industrisë të cituara, sulmet me dronë kanë reduktuar me 45% vëllimin e përgjithshëm të përpunimit të naftës bruto në rafineritë ruse që nga fundi i tetorit.

Nga ana tjetër, rritja më e madhe se parashikimet e rezervave amerikane të naftës ka ushtruar presion për uljen e çmimeve.

Në këtë kontekst, SHBA-ja po shqyrton mundësinë e rritjes së eksporteve të naftës dhe karburantit diezel drejt Evropës, ndërsa sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, konfirmoi se vendi i tij është bërë eksportuesi kryesor i diezelit drejt tregut evropian që nga fillimi i luftës SHBA-Iran.

Ekspertët vlerësojnë se ecuria e çmimeve do të varet kryesisht nga zhvillimet e sigurisë në Lindjen e Mesme, ritmi i eksporteve dhe mundësia e ndërprerjeve të mëtejshme në transportin detar.

Për momentin, tregu përballet me dy forca të kundërta: rrezikun e mungesës së furnizimit për shkak të konfliktit dhe pritshmëritë për një tepricë të ofertës globale gjatë periudhës së ardhshme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.